Mancini dëshiron të bëhet trajner i Italisë

Roberto Mancini momentalisht është menaxher i skuadrës ruse Zenit St Petersburg.Roberto Mancini momentalisht është menaxher i skuadrës ruse Zenit St Petersburg.Italiani e ka pranuar se drejtimi i përfaqësueses së Italisë është një ëndërr e tij, dhe shpreson ta bëjë këtë para se t’i mbush 70 vjet.

“Natyrisht se do doja të isha menaxher i përfaqësueses italiane, kjo është ëndërr e çdo menaxheri. Shpresoj se do ta kem këtë mundësi para se të mbush 70 vjet”, ka thënë Mancini.

52 vjeçari ka folur edhe rreth titullit të Series A, ku sipas tij ekipet janë përmirësuar mjaft shumë, dhe këtë vit konkurrenca do të jetë e madhe.Ai ka thënë se Juventus, Napoli, Inter dhe Roma kanë të gjitha potencial për ta fituar atë.

Mediat italianë kanë spekuluar se Mancini mund të marrë së shpejti drejtimin e Milan-it, pasi pozita e Vincenzo Montella-s në ekip është në rrezik pas rezultateve jo të mira në këtë sezonë.

Previous article
Next article

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit