7.9 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Mandela, inspirim në kërkim të paqes

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ngushëlloi qytetarët e Afrikës Jugore dhe liderët botërorë për humbjen e ish-Presidentit Nelson Mandela.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet ”Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut, nobelistit të paqes dhe promovuesit të të drejtave të njeriut, Nelson Mandela. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të përzemërta për njeriun që njohu shumë vuajtje, por që gjeti guximin dhe kurajën që atë përjetim ta shndërrojë në forcë për të reformuar vendin e tij dhe për të udhëhequr njerëzit e tij drejt pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore. Për gjenerata të tëra, përreth gjithë botës, Mandela u shndërrua në simbol të rezistencës paqësore dhe paqes. Për popullin e Kosovës, që njohu vuajtje të ngjashme, ai përherë do të mbetet inspirim në kërkim të lirisë dhe paqes, demokracisë dhe pajtimit.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Nelson Mandelës. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj shkruan se Nelson Mandela, si askush në historinë e njerëzimit, ka mishëruar aspiratat për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.

“Me sakrificën e tij, Mandela e ridefinoi dashurinë për liri dhe e shndërroi në frymëzim për tërë botën. Idealet e tij, kanë frymëzuar edhe Kosovën. Ngushëllime Afrikës së Jugut dhe çdo kujt që beson në idenë e lirisë”, shkruan ministri Hoxhaj.

Më Shumë

Vajzat e Kosovës shënojnë fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për vajza U16 ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar. Të martën paradite, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,...

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Lajmet e Fundit