13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mane shpjegon kalimin te Bayern: Klubi i duhur, në kohën e duhur

Sadio Mane është lojtari më i ri i Bayern Munich. Senegalezi ditën e djeshme kreu vizitat mjeksore te bavarezët.

Anësori shpjegoi dhe pse mori vendimin për t’u larguar nga Liverpool-i në drejtim të kampionëve të Bundesliga-s.

“Jeta ime ka qenë gjithmonë një sfidë. Kur agjenti im më tha për herë të parë për interesimin e Bayern Munich, u emocionova menjëherë”, theksoi Mane.

“E pashë veten aty menjëherë. Për mua, ishte klubi i duhur në kohën e duhur”.

“Është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ekipi gjithmonë lufton për të gjithë titujt. Për mua, kjo është arsyeja pse ishte një ide shumë e mirë dhe vendimi i duhur të vija këtu”.

“E gjeta veten në planin e Bayern-it më shumë se kushdo tjetër”, përfundoi Mane.

30-vjeçari u bë pjesë e Liverpool-it gjashtë sezone më parë nga Southampton-i. Me të kuqtë ai realizoi 269 paraqitje, 120 gola dhe 48 asiste.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Malisheva ndan rrugët me trajnerin Qëndrim Kida

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Qëndrim Kida. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi malishevas ka bërë...

Sot mot me diell dhe vranësira – priten shkarkime rrufesh e breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të...

Lajmet e Fundit