31.8 C
Prizren
E martë, 28 Qershor, 2022

Princi i kurorës saudite do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga vrasja e Khashoggit

Princi i kurorës i Arabisë Saudite do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 në konsullatën e saj në Stamboll.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë bisedime kokë më kokë me Mohammed bin Salman me qëllim riparimin e lidhjeve të dëmtuara.

Erdogan dikur akuzoi indirekt princin se kishte urdhëruar agjentët sauditë të vrisnin Khashoggi-n. Ai mohoi çdo përfshirje në rast.

Vizita vjen pasi Turqia kërkon tregti, investime dhe asistencë për ta ndihmuar atë të përballet me një krizë ekonomike në përkeqësim.

Vendi ka punuar gjithashtu për të përmirësuar marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Izraelin pas vitesh tensionesh.

Princi Mohammed ndërkohë dëshiron t’i japë fund izolimit të tij ndërkombëtar.

Ai gjithashtu vizitoi Jordaninë dhe Egjiptin këtë javë si pjesë e një turneu në Lindjen e Mesme dhe muajin e ardhshëm do të takohet me Presidentin amerikan Joe Biden.

Khashoggi, një kolumnist i Washington Post me bazë në SHBA dhe kritik i shquar i Princit Mohammed, u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor 2018, ku kishte shkuar për të marrë letrat e nevojshme për t’u martuar me të fejuarën e tij, Hatice Cengiz.

Një hetuese e OKB-së arriti në përfundimin se ai ishte “vrarë brutalisht” nga një ekip prej 15 agjentësh sauditë të dërguar nga Riadi dhe se trupi i tij ishte copëtuar. Ajo e bëri këtë gjykim pasi dëgjoi regjistrimet audio të supozuara të bisedave brenda konsullatës, të bëra nga inteligjenca turke.

Ndonëse Erdogan nuk e akuzoi drejtpërdrejt Princin Mohammed, ai pretendoi se e dinte se urdhri për të vrarë Khashoggi-n “vinte nga nivelet më të larta të qeverisë saudite”.

Agjencitë e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se princi i kurorës kishte miratuar një operacion për kapjen ose vrasjen e Khashoggi-t. /Telegrafi/

Më Shumë

Kurti: Qeveria nuk e voton projektligjin për Trustin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i propozuar nga PDK,...

Prizreni merr pjesë në takimin e Rrjetit Ballkanit të Qyteteve “B40” në Stamboll

Përfaqësues të Komunës së Prizrenit ishin pjesë e takimit të dytë të Rrjetit Ballkanik të Qyteteve B40 në Stamboll, ku morën pjesë zyrtarë të...

Cristano Ronaldo i bashkohet Binance-s me NFT-në e tij

Futbollisti i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo, ka njoftuar partneritetin e tij ekskluziv shumëvjeçar për tokenët të pandryshueshëm (NFT) me platformën e shkëmbimit të kriptomonedhave...

Nuk kalon projektligji për tërheqjen e Trustit

Kuvendi nuk ka kaluar projektligjin për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti. Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe...

Prizren/ E raportoi veturën të vjedhur në polici, pronari harron vendin se ku e kishte parkuar

Një qytetar nga Prizreni ditën e djeshme e kishte raportuar në polici veturën e tij si të vjedhur, pasi që i njëjti ka pretenduar...

“Kosovës t’i hiqen vizat”, kjo është letra që Shchneeberger i ka shkruar Macron-it, por s’mori përgjigje

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, i ka shkruar një letër presidenti francez, Emmanuel Macron, duke i kërkuar që Kosovës t’i hiqen vizat,...

Prizren, Suharekë/ Dy raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, të paktën 4 raste janë raportuar në Policinë e Kosovës për shkaktim të dhunës në familje. Një prej rasteve është...

Dasma kthehet në tragjedi/ Dhëndrri qëlloi me armë zjarri, vret gabimisht shokun

Një dasmë u kthye në tragjedi në Indi pasi dhëndëri qëlloi për vdekje shokun e tij gabimisht, pasi qëlloi me armë zjarri në dasmën...

Prizren: Djali thotë se nëna e tij vdiq gjatë operimit, policia po e heton rastin

Një grua ka vdekur gjatë operacionit në një ordinancë private në Prizren. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai...

Gjendet një 19 vjeçar i vdekur në Rahovec, dyshohet për vetëvrasje

Një 19-vjeçar është gjetur i vdekur këtë të enjte në fshatin Potoqan i Ulët i Rahovecit. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Policisë...

Nagavci: MASHTI ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera

Ministrja e Arismit, Arbërie Nagavci ka thënë se ministria që ajo udhëheq ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera. “Raporti i Auditimit...

Sot nafta më shtrenjtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e martë. Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i...

Suharekë: 32 vjeçari ia ngacmon seksualisht gruan vëllait që gjendet në Zvicër

Një rrahje në mes të disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë në Studençan të Suharekës, si pasojë e një rasti të ngacmimit seksual, ku dyshohet...

Hyri dhunshëm në banesën e një gruaje, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë, që dyshuar se kishte hyrë me dhunë në banesën e një gruaje dhe ka grabitur gjëra më...

Messi mbush sot 35 vjeç

Lionel Messi sot e feston ditëlindjen e 35-të të tij. Ylli argjentinas lindi më 24 qershor të vitit 1987 në Rosario të Argjentinës, për t’u...

Zbulohet shuma marramendëse që Tyson Fury e arkëtoi pas triumfit ndaj Dillian Whytes

Tyson Fury e ka fituar në mënyrë spektakolare përballjen e djeshme ndaj Dillian Whyte. Boksieri britanik ka fituar me nokaut në rundin e gjashtë. Kështu, Fury...

Lajmet e Fundit