1.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Quni shprehet xheloz ndaj kolegëve të tij, shkakton të qeshura në kuvend

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka shkaktuar të qeshura në kuvend pasi u shpreh se po i xhelozon kolegët e tij deputetë të cilët po marrin përgjigje nga ministrat.

Por, sipas tij, ngjashëm nuk po ndodhë me të. Ai thotë se nuk po arrin të marrë përgjigje nga ministrat, për dikasteret e të cilëve ai interesohet.

“Kam filluar t’i xhelozoj kolegët pasi ata po marrin përgjigje e unë jo, shpresoj që kjo të ndryshoj”, ka thënë ai me shaka.

Quni kishte pyetje parlamentare për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla por ajo nuk ishte në prezente në seancën e sotme të kuvendit dhe pyetjen e tij e la për seancën e radhës.

Më Shumë

Malisheva befason Llapin, Gjilani deklason Lirinë

Malisheva ka befasuar Llapin në ndeshjen e vlefshme për Javën e gjashtëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll. Ndërkohë Gjilani ka deklasuar Lirinë.    Në Podujevë,...

Halitjaha përfundon dëshminë në Hagë: I uroj sukses këtij procesi, liri çlirimtarëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij disaditore dëshmitari i 36-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar...

Lajmet e Fundit