19.2 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

‘Marca’: Spanja vuajti kundër Kosovës së frikshme

Spanja ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.

Pablo Fornals dhe Ferran Torres, ishin dy golashënuesit e “Furisë së kuqe”. Për ndeshjen ka shkruajtur gazeta sportive “Marca”. Në artikullin e saj shkruan se Spanja vuajti në ndeshjen kundër Kosovës.

“Marca” thekson faktin se çfarëdo rezultati tjetër do të mund t’i rrezikonte Spanjës vendin e parë në grupin B.

“Furia e kuqe” e kishte njërin sy në kryeqytetin kosovar dhe tjetrin në Athinë, ku Suedia përballej me Greqinë.

Në fund, fati i buzëqeshi Spanjës, e cila ia doli ta mposhtë 2:0 Kosovën dhe Greqia i bëri nder duke e mundur Suedinë 2:1, që nënkupton se ish-kampionia e botës e ka tani fatin në duar të veta.

Planet do të mund t’i prisheshin spanjollëve nëse Muriqi, Rashica, Rashani dhe Loshaj do t’i shfrytëzonin rastet që i patën.

“Spanja vuan për ta fituar ndaj Kosovës”, ishte titulli i raportit të gazetës për ndeshjen në Prishtinë.

“Ishte e qartë pas rifillimit të ndeshjes (pas pushimit mes pjesëve) se duhej ta rrisnim epërsinë sa më shpejt që ishte e mundur, sepse në çdo çast Kosova mund të ta fusë frikën në palcë. Dhe kështu bëri”.

Spanja mbetet lidere e Grupit B tani me 13 pikë, katër më shumë sesa Suedia në vendin e dytë.

Por kjo e fundit i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Greqia është e treta me 6 pikë, ndërsa Kosova e katërta me 4 pikë. Gjeorgjia është e fundit me një pikë.

Spanja do ta ketë një përballje të fundit me Suedinë dhe aty pritet të vendoset fituesi i grupit, i cili shkon direkt në Katar 2022. Vendi i dytë duhet të luajë në “play-off” për kualifikim.

Më Shumë

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Policia shqipton gjobë për zjarrvënie në Malishevë – apel për parandalim të djegieve

Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Malishevë është duke ndërmarrë masa të vazhdueshme për të parandaluar djegiet që, sipas tyre, shkaktojnë...

Lajmet e Fundit