5.6 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Marilyn sot do të ishte 90 vjeçe

Ylli i Marylin Monreo u rikthye të shkëlqejë në vigjiljen e 90-vjetorit të saj të lindjes.

E lindur si Norma Jeane Mortensen në Los Angeles, 1 qershorin e vitit 1926, vdekja e saj e parakohshme i dha fund një karriere në shpërthim e i hoqi botës njërën prej figurave më të dashura.

Por Monroe, edhe sot pas gati një shekulli, vazhdon të mbetet model i elegancës e hijeshisë. “Nuk ka pothuajse asnjë hir femëror që ajo nuk e posedonte”, shkruan autorja Barbara Sichtermann në librin e aktores ikonë.

Për këtë arsye, aftësia e saj në skenë shpeshherë spostohej diku në sfond; pamja dhe fama e shkëputen vëmendjen nga puna artistike. Monroe mishëroi magjinë e viteve 50’. Një bukuri verbuese që fshinte në vetvete trishtim, por që edhe pse vonë, arriti të çlirohej nga zinxhirët e “Hollywood”-it.

“Monroe, – thotë Sichtermann, – që për shumë kohë u përqesh nga kineastët, arriti t’i gjunjëzojë shoqëritë e produksioneve. Projekti i filmit, skenari dhe regjisori duhej të miratoheshin prej saj”.

Jeta e shkurtër dhe intensive përfshiu marrëdhënie me figura të njohura, si shkrimtarin Artur Miller, yllin e bejzbollit, Joe DiMaggio, apo lidhjet e përfolura me Robert dhe John Kennedyn.

Sa për spekulimet që rrethojnë vdekjen e saj nga një mbidozë qetësuesish në 1962-shin, në moshën 36-vjeçare, ato nuk janë fashitur kurrë. Shtatë vite përpara se kjo të ndodhte, miku i saj Truman Capote pati shkruar:

“Kam ndjenjën se ajo nuk do të plaket në këtë profesion. Kam frikë se do të vdesë e re. Por njëkohësisht shpresoj, madje lutem, që së paku të jetojë aq sa talenti i veçantë, si një shpirt i trazuar i mbyllur në shishe, më në fund të mund të shpërthejë”.

Më Shumë

Vetura godet këmbësoren në vija të bardha në Prizren – pëson lëndime të rënda

Policia e Prizrenit njofton se me datën 10 janar 2026, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në rrugën...

Teuta Gashi Kryeziu emërohet zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar dje Teuta Gashi Kryeziun në pozitën e Zyrtares për Marrëdhënie me Publikun, në kuadër të...

Lajmet e Fundit