9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Marrëveshja e LDK-së me VV-në në Prizren, tri drejtori dhe postin e nënkryetarit të Komunës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në Prizren.

Dy partitë politika tashmë kanë ndarë edhe “kulaçin” e pushtetit.

LDK në qeverinë e Mytaher Haskukës, do t’i ketë tri drejtori dhe postin e Nënkryetarit të Komunës.

“Po, kemi arritur marrëveshje me LDK-në për ndarjen e Ekzekutivit. LDK do t’i ketë tri drejtori dhe postin e nënkryetarit të Komunës”, tregon një burim për “PrizrenPress”.

LDK-ja në zgjedhjet e balotazhit, pati mbështetur heshturazi kandidatin e VV-së, Mytaher Haskukën, për kryetar të Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka premtuar ndërkaq se, qeveria e re do të formohet brenda këtij muaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit