17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Martohet Paris Hilton

Paris Hilton është martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, ndërsa ngjarja e mbushur me yje përfshinte të ftuar të listës A si: Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

40-vjeçarja konfirmoi lajmin duke publikuar në Instagram disa fotografi para ceremonisë, ku shfaqej me fustanin e saj të nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”.

“Përgjithmonë e imja fillon sot…11/11 E sapo martuar, përgjithmonë Paris Hilton Reum”, shkroi Hilton, e cila nuk hezitoi të tregonte edhe unazën e saj të martesës në fotografinë magjepsëse.

 

Paris dhe Carter njoftuan se u fejuan në shkurt pas më shumë se një viti lidhje.Gjysma e sipërme e fustanit mahnitës të Parisit ishte bërë me rrjetë dhe e mbuluar me zbukurime të bardha me lule të ndezura. Gjithashtu kishte një dekolte elegante dhe mëngë të gjata.

Flokët e saj bionde të shndritshme ishin stiluar në formën e një topuzi të hijshëm, me balluket anësore të dredhura dhe të lëna jashtë për të vënë në pah fytyrën e saj.

Fytyra e Parisit ishte e grimuar në mënyrë të përsosur dhe ajo kishte një manikyr klasik francez.

Një burim i tha E! News se “Paris zgjodhi fustanin e saj vonë mbrëmë”, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj kapitalist ishin të rrethuar nga “shumë dashuri dhe mbështetje” deri në ditën e madhe.

 

Së bashku me një mori personash të famshëm, Paris dhe Carter shkëmbyen betimet përpara miqve dhe familjes së ngushtë.

Pjesë e ceremonisë ishte artistja shqiptare me formë botërore, Bebe Rexha.

Kjo e fundit dukej tepër elegante e veshur me një fustan të kaltër të gjtë, ndërsa ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Keyan Safyari. /Telegrafi/

Më Shumë

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur pas humbjes së Kosovës...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Lajmet e Fundit