4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Masa e kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të mbetet në fuqi deri me 12 prill

Qeveria e Kosovës, ka mbajtur mbledhje në të cilën ka vendosur që masa e kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të mbetet në fuqi deri me 12 prill, një ditë para përfundimit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, pasi e vlerësoi si anti kushtetues vendimin e qeverisë Kurti për ndalimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, shkruan Insajderi.

Po ashtu qeveria e vendit ka vendosur që t’i lë në fuqi edhe disa vendime tjera që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Njoftimi i plotë i Qeverisë së Kosovës:

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thirrë mbledhjen e 22-të korresponduese për të shqyrtuar vendimet rreth masave për parandalimin e përhapjes dhe kontrollit të pandemisë me infeksionin e virusit korona, COVID-19.

Në mbledhje, Qeveria në detyrë ka vendosur që:

– Vendimi Nr.01/07 i datës 11.03.2020 (i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin 01/16 të datës 26 mars 2020);

– Vendimi Nr. 01/09 i datës 13.03.2020;

– Vendimi Nr. 01/10 i datës 14.03.2020;

– Vendimi Nr. 01/11 i datës 15.03.2020;

Do të vazhdojnë të mbeten në fuqi, deri në një vendim tjetër.

Ndërsa vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/15 i datës 23.03.2020, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr. 02/17 të datës 27.03.2020 për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve, mbetet në fuqi deri më datë 12.04.2020.

Situatën epidemiologjike, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-vlerësojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur, pas konsultimeve paraprake me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministrive të tjera të linjës dhe ekspertët përkatës, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi, ndryshimin apo plotësimin ose shfuqizimin e tyre.

Vendimi obligon institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij, ndërsa ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës shfuqizon vendimin Nr. 01/18 i datës 28.03.2020 i cili rregullonte zbatimin e vendimeve të lartcekura. Insajderi.com

Më Shumë

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Lajmet e Fundit