MAShT-i dhe ‘DokuFest’ nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe drejtoresha ekzekutive e DokuFest, Linda Llulla-Gashi nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në mes të MAShTI dhe DokuFest, në fushën e edukimit mediatik në shkolla e ciklit të mesëm të ulët.  

Në njoftimin e MASHTI-t thuhet se përmes përdorimit të platformës digjitale dedikuar për mësimdhënësit, palët synojnë të nxisin dhe mbështesin mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativ-mësimor.

Ministrja e Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, Ministria e Arsimit po i kushton vëmendje edukimit mediatik në shkolla dhe e njëjta tashmë është edhe pjesë e listës propozuese për lëndët me zgjedhje, që është deleguar tek DKA-të, qysh në maj të këtij viti.

Përfaqësuesit e DokuFest bënë të ditur se janë duke e ridizajnuar platformën virtuale Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësit, e cila parashihet që të ofrojë filma të shkurtër dokumentar, kryesisht me tema shoqërore dhe të drejtave të njeriut.

Ky memorandum parasheh zhvillimin e programeve alternative dhe moderne të mësimdhënies dhe të nxënit përmes gërshetimit të artit dhe të mediave, duke i aftësuar nxënësit të krijojnë dhe prodhojnë materiale mediatike, prototipe lajmesh dhe të revistave shkollore digjitale.

Mes tjerash ky memorandum do të kontribuojë në zhvillimin e shkathtësive digjitale të nxënësve në shkolla të mesme të ulëta, përmes programeve të edukimit mediatik, që zhvillojnë mendimin kritik dhe atë analitik, nxisin kreativitetin dhe fuqizojnë aftësitë e komunikimit.

po ashtu marrëveshje parsheh pjesëmarrjen aktive të mësimdhënësve në krijimin e materialeve didaktike për përdorimin e filmit dokumentar dhe mjeteve tjera audiovizive në procesin mësimor, funksionalizimin e forumeve të pavarura të mësimdhënësve dhe nxënësve, në veçanti për rëndësinë e edukimit mediatik, përfshirjen sociale dhe edukative të të gjitha komuniteteve përmes artit vizual, filmit dokumentar dhe animacioneve.

Po ashtu palët u dakorduan që do të mbeten gjithë kohës në komunikim, për të adresuar nevojat ad-hoc për zbatim të memorandumit dhe në pjesën e monitorimit të zbatimit të aktiviteteve.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Lajmet e Fundit