3.8 C
Prizren
E martë, 27 Shkurt, 2024

Latifi: Të pakënaqur me ndarjen buxhetore, qeveria u soll jomiqësore me Rahovecin

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi është shprehur i pakënaqur në lidhje me projektligjin e Qeverisë Kurti, për ndarje buxhetore në lidhje me komunën që udhëheq ai.

“Edhe ne jemi të pakënaqur me projektligjin për ndarje buxhetore, për faktin që ndaj komunave, ndaj shumicës së komunave të Republikës së Kosovës ka një sjellje absolutisht jomiqësore, që të mos themi tani armiqësore, sikur komunat e Republikës së Kosovës 22 sosh mos të ishin fare komuna që janë asete të këtij shteti”, ka thënë Latifi në InfoMagazine të Klan Kosovës.

Më tutje ai tha se pakënaqësia e tij vjen për shkak se në kërkesat që i kanë dërguar qeverisë kanë qenë të rregullta dhe me interes për komunën dhe qytetarët e komunës së Rahovecit, përcjell Klankosova.tv.

“Komuna e Rahovecit ka diçka në planin për investimet e vitit 2024 nga ana e qeverisë, mirëpo absolutisht jam i pakënaqur për faktin se ne kemi dërguar në vazhdimësi dhe në mënyrë të rregullt, me kohë, kërkesat e qarta të artikuluara dhe me interes të madh edhe jetik dhe të domosdoshme për komunën tonë dhe për qytetarët e komunës tonë”, është shprehur Latifi.

Përndryshe kryetari i Rahovecit tha se komuna ka kërkuar nga qeveria që të kenë financim të drejtpërdrejtë ose edhe bashkëfinancim.

“Bëhet fjalë për kërkesa për projekte investive të cilat nuk janë në kapacitetet e komunës së Rahovecit, nuk mund të mbulohen financiarisht nga komuna e Rahovecit, kemi kërkuar financim drejtpërdrejt ose kemi kërkuar të jemi bashkë-financues me qeverinë e Kosovës përkatësisht me ministritë e linjës, ose kemi kërkuar që të buxhetohen ato projektet që financohen direkt”, tha Latifi./Klankosova.tv

Më Shumë

Liria përforcohet me nigerianin Ekpai

Liria ka transferuar futbollistin nigerian, Ubong Ekpai. Për përforcimin ka njoftuar vetë skuadra prizrenase.     https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ "Puna për qëllimet tona është duke vazhduar intensivisht dhe me këtë...

Shërbimet dhe kapacitetet e Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Prizrenit

Gjatë muajit janar të këtij viti, në Repartin e Pediatrisë të Spitalit të Prizrenit, janë hospitalizuar 242 fëmijë, me gjithsej 1.293 ditë shërimi dhe mesatarja e kohës...

Lajmet e Fundit