12.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

MAShT-i ndan 750 bursa për studentë

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MAShT) për herë të parë këtë vit ndan bursa shtetërore për studentët e institucioneve publike të arsimit të lartë.

Fondi për ndarjen e këtyre bursave është krijuar nga kursimet e MAShT-it. Nga ky fond do të ndahen 750 bursa. Përparësi për përfitimin e këtyre bursave kanë pasur studentët që vijnë nga familjet e kategorive të dala nga lufta.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se kursimet kanë ardhur pas vendimit të tij për shkurtimin e disa shpenzimeve që janë bërë më parë. Ai ka treguar se këto bursa janë ndarë kryesisht për studentët e shkencave ekzakte dhe natyrore.

“Këto kursime kanë ardhur pas vendimit tim për zvogëlimin e pagave të anëtarëve të bordeve të universiteteve, nga 1 200 euro, në 200 euro. Kemi kursyer shumë duke reduktuar shpenzimet e luksit të udhëtimeve në klasin e parë, sepse prej se kam ardhur ministër nuk ka asnjë biletë që shkon me biznes-klasë. Kemi krijuar mjaft para të lira, që janë kursyer dhe unë kam vendosur që këto para të destinohen për studentët, sepse gjendja materiale e tyre është shumë e papërshtatshme”, ka thënë Bajrami.

Ai ka bërë me dije se këto bursa janë ndarë kryesisht për studentët e shkencave ekzakte dhe natyrore, ku përparësi kanë pasur studentët që vijnë nga familjet e kategorive të dala nga lufta.

“Kjo nuk është një bursë shumë e lartë, por është një bursë me të cilën studentët mund të mbijetojnë në këto kushte. Unë do ta vazhdoj këtë praktikë që për çdo vit nga kursimet që bëjmë si ministri të japim bursa, ta rrisim numrin e bursave. I ftoj të gjitha universitetet që të ndajnë një pjesë të mjeteve të veta për studentë sepse universiteti, sado që kujdeset për mësimdhënës për të siguruar paga, aq duhet të kujdeset për standardin e studentëve, pasi një pjesë e madhe e tyre kanë probleme sociale”, është shprehur Bajrami.

Përzgjedhja e studentëve për të përfituar bursa nga Ministria e Arsimit është bërë nëpërmjet një konkursi publik, në të cilin kanë aplikuar rreth 800 kandidatë, ndërsa janë përzgjedhur rreth 750 prej tyre që i kanë plotësuar kushtet. Bursat do të ndahen në një ceremoni solemne më 24 dhjetor. /Epoka e Re

Më Shumë

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante. Kampioni në fuqi...

Prishtina fiton minimalisht ndaj Lirisë

Fitore ka shënuar Prishtina e cila në udhëtim mundi Lirinë, me rezultat minimal 0-1. Krasniqi (88’), shënoi golin e fitores dhe të vetmin në këtë...

Ylli në finale

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit