24.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

BE-ja s’po tregohet e padrejtë me Kosovën

Profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazrreku, ka thënë të dielën se, pavarësisht evidentimit të arriturave, Kosova nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret për ta fituar liberalizimin e vizave.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Mazrreku ka thënë se ndikim të drejtpërdrejtë ka pasur mungesa e stabilitetit politik në vendin tonë.

“Raporti i Komisionit Evropian dhe konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian evidentojnë të arriturat e Kosovës për përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave. Megjithatë, raporti i Komisionit Evropian, që reflektohet në konkluzionet e Këshillit të BE-së, tregon qartë se nuk janë përmbushur të gjitha kriteret që do ta kishin sjell Kosovën në pozitën, ku do të jepej një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj”, është shprehur Mazrreku.

Sipas tij, tetë kriteret e mbetura kanë mundur të përmbushen edhe më përpara, por si rezultat i mungesës së vullnetit politik, këto kritere nuk janë përmbushur deri më tani.

“Normalisht se kriza do të ndikojë. Edhe ashtu siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, kriza politike dhe mungesa e stabilitetit politik në përgjithësi janë elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në rekomandimin eventual pozitiv për heqjen e vizave. Krejtësisht varet nga gatishmëria politike që këta njerëz t’i ndërmarrin këta hapa të nevojshëm me qëllim të arritjes së përmbushjes së këtyre kritereve”, ka theksuar Mazrreku.

Ai ka vlerësuar se BE-ja nuk është duke u treguar e padrejtë me Kosovën, duke mohuar se është duke përdorur standarde të dyfishta.

“Ideja që Kosova është duke u diskriminuar nga ana e BE-së, dhe ideja që me Kosovën po përdoren standarde të dyfishta, personalisht nuk e besoj një gjë të tillë. Mirëpo, është çështje e përmbushjes së kritereve teknokratike dhe nuk është vetëm një kriter ai të cilit ju po i referoheni, por janë edhe disa kritere që kanë të bëjnë esencialisht me vullnetin e Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Mazrreku.

Megjithatë, ai ka deklaruar se, nëse ka vullnet që kriteret të plotësohen, qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të lëvizin pa viza në pjesën e dytë të 2016-s.

“Ajo që ka ngecur Kosova është pikërisht kriza politike e shkaktuar nga pozita dhe opozita dhe mungesa e vullnetit politik të këtij spektri politik që kemi në Kosovë. Prandaj, nëse ka vullnet që kriteret të plotësohen, jam optimist se qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të lëvizin pa viza në pjesën e dytë të 2016-s”, ka thënë Mazrreku.

Më Shumë

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari...

Lajmet e Fundit