6.6 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

MASHT-i për herë të dytë pritet të formojë grup punues për testin PISA

 

Për herë të dytë brenda këtij viti, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) pritet të formojë grup punues për testin ndërkombëtar të vlerësimit të nxënësve “PISA 2018”, shkruan sot Koha Ditore.

Në janar të këtij viti ishte formuar grup i njëjtë me vendim të ish-ministrit, Arsim Bajrami. Grupi përbëhej prej 13 anëtarësh. Derisa ky grup kishte hartuar një plan ku parashihte të kryheshin hulumtime në terren për t’i gjetur shkaqet e rezultateve të “PISA 2015”, grupi i ri detyrë pritet ta ketë realizimin e vizitave në shkolla dhe drejtori komunale të arsimit.

Kosova, së bashku me Algjerinë dhe Republikën Domenikane, ishin vendet me rezultatet më të dobëta në botë në “PISA 2015”.

Grupi i emëruar në muajin janar ia kishte dorëzuar planin e hartuar ish-ministrit, Bajrami në të cilin parashihej të bëheshin hulumtime në disa njësi akademike që përgatisin mësimdhënës.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Inspektorati dhe Policia inspektojnë lokacionet për mbeturina inerte në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevë, Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë...

Lajmet e Fundit