6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Matoshi: Merkel i kërkoi Mustafës ta bindë Thaçin me shokë të shkojë në burg

Analisti politik dhe publicisti Halil Matoshi në një intervistë dhënë për Gazetën Blic ka thënë se vizita e Isa Mustafës në Berlin ishte për gjynah. Sipas tij, vizita e kryeministrit kosovar në Gjermani ishte me “duar në xhepa” dhe pa asnjë rezultat konkret.

Ai i ka deshifruar mesazhet e Merkel ndryshe nga të tjerët. Sipas Matoshit, Merkel i ka thënë Isa Mustafës që ta bind Hashim Thaçin me shokë që të shkojnë në burg.

“Kjo i bie se Z. Mustfa duhet ta bind HTH-në që të shkojë në burg, jo i vetëm po me krejt të vetëquajturit ose të quajturit nga HTH gjeneralë, admiralë e xhandarë të Kosovës!!! Kërcënues dhe cenues të lirisë, shumë zhvatës e tenderomanë, aty-këtu vrasës!!!”, ka thënë Matoshi duke i deshifruar mesazhet e Angela Merkel, pas takimit me Isa Mustafën.

Matoshi në këtë intervistë kërkon që të votohet Gjykata Speciale./Gazeta Blic/

Më Shumë

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

Financim për fermerët dhe bizneset lokale KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit