26.4 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025

Matteo Mandalà: Martin Camaj, Arbëreshët dhe “mërgimi i fjalës”

Martin Camaj e braktisi Jugosllavinë në vitin 1956, për t’u vendosur në Romë. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin italian, për një periudhë pesëvjeçare, ai bashkëpunoi me Ernest Koliqin në katedrën e Albanologjisë dhe ishte kryeredaktor i revistës së njohur Shêjzat, ku
publikoi poezi, recensione, artikuj, madje edhe përkthime në shqip të poezive nga autorë të ndryshëm, ndër të cilët Giuseppe Ungaretti.

Në këtë periudhë Camaj zbuloi arbëreshët dhe universin e tyre kulturor, të cilin nuk e njohu vetëm nga afër dhe në thellësi, duke studiuar dialektet, traditat folklorike dhe ato gojore, por edhe e lartësoi në shumë shkrime të tij studimore historinë interesante letrare të
arbëreshëve, duke e shndërruar atë, nga njëra anë, në një vend shpirtëror ku ishte përgjumur kujtimi i tokës së braktisur, dhe nga ana tjetër, në një burim të jashtëzakonshëm frymëzimi, aq të kërkuar dhe të nevojshëm, për të ndërtuar vizionin e tij të ri poetik.

Është plotësisht e qartë se raporti i Camajt me arbëreshët nuk ishte një «takim» i kuzuar në një kuriozitet ekscentrik, siç ndodh shpesh me turistët e ngutshëm, dhe as nuk u kuzua në zbulimin sipërfaqësor të magjepsjes ekzotike të një bote të lashtë. Përkundrazi, ishte fryt i vullnetit këmbëngulës për ta thelluar njohjen e trashëgimisë së mahnitshme që pasardhësit e migrantëve të lashtë shqiptarë e ruanin në shtesat e memories së tyre kulturore, për t’ua kapur sekretet dhe për ta shpjeguar jetëgjatësinë e tyre mbresëlënëse dhe, sidomos, për të studiuar aftësinë e tyre jo më pak befasuese dhe rezistente për t’u përshtatur në dheun e huaj me kushtet e reja të jetës, pa e humbur për këtë arsye, në mënyrë të pashmangshme, ndjenjën e identitetit të tyre. Bëhej alë për një qasje shumë të frytshme, që sa më tepër e nxiti Camajn drejt rikonstruksionit të kujdesshëm të mrekullisë arbëreshe, aq më shumë bëri që në ndërgjegjen e tij të hapeshin thellësi të reja, nga ku kujtimet e banorëve të Telumit, kullotave të Temalit, maleve të Dukagjinit dilnin në pah nën një dritë tjetër, e cila nuk ishte më ajo e nostalgjisë romantike dhe as ajo e nacionalizmit ideologjik aq të kritikuar, por ishte një dritë shumë më e begatë, ajo e mitit
autentik.

Borxhi i krijuar me arbëreshët u zhvillua gjatë një periudhe të përgjithshme rizgjimi kulturor dhe ndërgjegjësimi të kësaj pakice gjuhësore, protagoniste gjatë dekadave të pas Luftës së Dytë Botërore e një lëvizjeje autentike që angazhohej për ruajtjen e identitetit të
saj gjuhësor. Camaj e perceptoi këtë proces rigjenerimi në momentin më vendimtar të evolucionit të tij artistik dhe prandaj ky kontakt duhet vënë në qendër të vëmendjes kritike si një temë nga e cila varet në një masë të madhe si gjeneza ashtu edhe armimi i poetikës së tij të ardhshme. Duke qenë kjo e fundit e frymëzuar, në mënyrë më shumë apo më pak direkte, nga një sistem përvojash dhe vlerash – njëherësh mitike dhe gjuhësore – i prodhuar në një kontekst kulturor të pazakontë, “i rikrijuar” në kushte diaspore, del qartë në pah paralelizmi i jashtëzakonshëm mes rrugës së ndjekur nga Camaj dhe asaj të ndjekur historikisht nga letërsia arbëreshe: sipas këndvështrimit të tij, duke qenë se të dyja ndanin të njëjtën kusht arketipik, atë të të qenit bij të izolimit jo të natyrshëm të shkaktuar nga braktisja e vendlindjes, ishte gjithashtu e përbashkët edhe vullneti i tyre këmbëngulës për të ruajtur identitetin gjuhësor nga ai vjetërsim që e lidhte në mënyrë të pandashme poezinë me gjuhën dhe këto të dyja me fatin e njerëzve, duke i bërë ato viktima të paracaktuara të fenomenit të mërgimit.

Ja si i shprehu Camaj këto koncepte në një shkrim të shkurtër dhe të pazakontë të vitit 1991:
«Poezia si formë lidhet për gjuhë. Poeti mërgimtar që me të vërtetë don me mbetë ashtu si ashtë, merr frymë përmes gjuhës amtare dhe sheh dita ditës si alët e saj shyten në nënvetëdije e harrohen. Gjysma e jetës kalon në kërkimin e alës së vet të humbun. Ai bie në një vorbull e sillet rrethas dhe del kur kujtohet se bashkë me të, me poetin, ka mërgue edhe ala (ky skajim “l’esilio della parola” u trillue nga disa antropologë italianë që merren me kulturë e gjuhë arbëreshe). Zhdërvillimi i alës përnjësohet me proceset e krijimit artistik që mund ta përfytyrojmë si një fryt, pjeshkë, thelbi i së cilës ashtë qenia njerëzore si shqiptar, për shembull.

Fjala e tij me kuptime specike përpiqet me gjuhë të ndryshme dhe mundet me iu zgjanue edhe kuptimi, natyrisht, pa u zvetnue» .

Një ndikim të veçantë pati njohja e letërsisë arbëreshe, në të cilën ruhej përpjekja për të ndërmarrë një rrugëtim gjuhësor origjinal, që respektonte shumëllojshmërinë e varieteteve dialektore, por që ishte gjithashtu në gjendje të paraqitej si një zgjidhje për fragmentimin
dialektor që ndikonte negativisht në realitetin shqipfolës të Italisë. Camaj pati pa dyshim përpara syve përvojat poetike jo vetëm të përfaqësuesve kryesorë të letërsisë tradicionale arbëreshe, nga Jul Variboba te Jeronim De Rada, nga Françesk Anton Santori te Gavril
Dara dhe Zef Skiroi, por edhe manifestimet artistike bashkëkohore për të, siç ishte ajo e Françesk Solanos, i njohur edhe me emrin letrar Dushko Vetmo, me të cilin Camaj ndau një periudhë të gjatë e të frytshme miqësie, si dhe bashkëpunimi artistik dhe shkencor. Duke i
vendosur veprat e autorëve arbëreshë në të njëjtin nivel shkencor me ato të traditës letrare gege, të përfaqësuar nga Buzuku, Budi, Bardhi dhe Bogdani, Camaj jo vetëm i studioi ato në thellësi, me synimin që të gjente stimuj të rinj për idenë e tij të “gjuhës poetike” apo, më përgjithësisht, “gjuhës letrare”, por shfrytëzoi edhe përpjekjen e vështirë të tyre për të hapur një rrugë më të sigurt drejt realizimit të projekteve të tij ambicioze për “inovacionin” e poezisë së re.

Camajt sigurisht nuk i shpëtuan vëmendjes konsideratat e thella dhe të ditura që Françesk Solano kishte bërë për veprat e autorëve të mëdhenj të letërsisë arbëreshe, duke njohur për secilin prej tyre merita që i bënin modele për t’u ndjekur: De Radën, për shembull, që
krijoi «një gjuhë mashkullore, të fuqishme», ku «ala nuk paraqitej e konsumuar dhe e zbrazët siç ndodh në gjuhët me traditë të madhe letrare, por e freskët, e kulluar, edhe pse në primitivitetin dhe kuzimin e saj»; ose Santorin, që në Emirën shprehu «freskinë dhe
gjallërinë e dialogjeve, rrjedhshmërinë e një gjuhe pothuajse gjithnjë popullore dhe të pasur, me italianizma të rrallë që kishin hyrë në përdorim dhe që autori i përdorte pa ngurrim, kur përdorimi i tyre në popull ishte i vazhdueshëm dhe shumë i përhapur»; apo përsëri Skiroin, i cili, pasi kishte qëndruar gjatë në përdorimin e së folmes së vendit të tij të lindjes, te Mili e Hajdhia provoi një rrugë shumë më të gjerë, duke futur në gjuhën e tij të veçantë jo vetëm alë nga e gjithë hapësira shqiptare, por edhe forma nga të gjithë dialektet dhe nëndialektet që ai njihte, edhe atëherë kur ato, si gegërishtja dhe toskërishtja, ndryshonin shumë nga njëra-tjetra. Në secilin prej këtyre poetëve, të cilëve u duhen bashkuar edhe paraardhësit e tyre të denjë si Nikollë Keta dhe Jul Variboba, Camaj dalloi avantazhin që vinte nga përpjekja e tyre intuitive për të krijuar një traditë letrare jo articiale, por të rrënjosur fuqimisht në një Natursprache (gjuhë natyrore) të reformuar dhe të ngritur në kompleksitetin e lirikës moderne, një ligjërim i farkëtuar mbi bazën e
traditës, sipas shembullit të mjeshtërisë së De Radës, të cilit njëzëri i njihej, siç shprehej Francesco Solano, «përpjekja për të krijuar një mjet letrar ekas, një semantikë që tejkalonte pengesën e ligjërimit të përditshëm për të arritur në një gjuhë që të mund të shprehte deri në nuancat më intime frymëzimin e poetit».

Me alë të tjera, tejkalimi i pengesës së “diversitetit” gjuhësor, duke rikuperuar elementet e përbashkëta dhe të thella që ruanin realitetet e ndryshme gjuhësore shqiptare, ishte një objektiv që Camaj ia vuri vetes me shqetësimin e atij që, pasi kishte humbur atdheun e tij si i mërguar, nuk duhej ta dënonte edhe gjuhën e tij me të njëjtin fat.

Reektimet e guximshme dhe të sinqerta të maturisë së tij, nga njëra anë konrmojnë rëndësinë qendrore të përvojës së tuar gjatë periudhës romane, kur udhëtimet drejt Italisë së Jugut ishin të shumta dhe të rregullta; nga ana tjetër, bëjnë të dukshme ndikimet që ajo
pati më vonë, domethënë pas vendosjes së tij në Gjermani, ku jo vetëm që vizitat në komunitetet arbëreshe vazhduan me të njëjtën intensitet, por ndikimet e asaj periudhe të vrullshme ndryshimesh u bënë edhe më të dukshme, duke e bërë të domosdoshëm
përvetësimin e tyre. Problemi i raportit mes gjuhës dhe poezisë lidhej me nevojën e ndjerë nga poeti për të gjetur forma të përshtatshme për një projekt artistik që synonte aq përsosmërinë stilistike, sa edhe konsideronte të pazëvendësueshëm të drejtën për një identitet gjuhësor të kërcënuar nga gjendja e jashtëzakonshme e vështirësisë së jetuar në atë gjendje anormale të mërgimit.

Pikërisht nga përvoja historike e poetëve më të shquar arbëreshë, Camaj nxori premisat që do ta mbështesnin atë në rrugëtimin e tij të vështirë dhe të paprovuar më parë:«Me këto ide të qarta në krye nis e gdhend vargun nga, me kohë e përvojë, shpërthejnë tinguj të rij dhe struktura tekstesh në trajtë të vet të përsosuna.

Kësaj udhe shkuen De Rada dhe Schirò që me poezinë e tyne zbuluen thelbin e një miti të ri që përmban fatin tragjik dhe vullnetin me mbetë gjallë si vetje e s, marrë si tanësi arbëri i arbreshit Nikollë Ketës . Kuptimi i një lirike të tillë s’ka si të përnjësohet deshtas me nacionalizmin modern apo me ideologjitë moderne dhe as me lozonë. Ajo në vetvete ashtë e shpjegueshme sepse ajo lirikë mbështetet në përvojën e mitit të lashtë, përçue nga struktura komunikative natyrore si janë besimet popullore e fenat» .

Në këtë mënyrë, pasi evokoi dy etapat më të rëndësishme të zhvillimit të tij artistik, mësimet e Ndre Mjedës dhe ato të Giuseppe Ungarettit, Camaj nuk harroi të evidentojë edhe një të tretë, atë të përvetësuar nga arbëreshët nëpërmjet ndikimit që ata ushtruan mbi ndërtimin e perspektivës së tij të re estetike dhe madje ideologjike, duke ia lehtësuar lodhjen e përpjekjeve të përsëritura dhe të pafrytshme për të tejkaluar gjendjen e margjinalitetit, e cila tashmë prej një dekade e kishte izoluar në një korrespondencë intime dhe të vetmuar “dashurie shpirtërore” me një traditë nga e cila instinktivisht nuk donte të shkëputej. Duke qenë ende i bllokuar në një meditim steril të së kaluarës, që e pengonte të përballej me realitetin e ri ku ngjarjet e jetës e kishin katapultuar pa dëshirën e tij, ishte e vështirë të gjente rrugën që mund t’i lejonte atij ta shndërronte këtë gjendje në një burim të pashtershëm për vizionin e tij të ri poetik.

Kjo rrugë u gjet gjatë viteve romake falë një rizbulimi dhe ndarjeje reciproke të përvojës historike dhe kulturore të përvetësuar nga ata që, shekuj më parë se Camaj, qenë detyruar të largoheshin nga atdheu dhe kështu të përjetonin të njëjtin “ndarje” të brendshme që Keta, De Rada dhe Skiroi e kënduan në veprat e tyre, duke shpikur një mënyrë për ta parë realitetin e tyre të ri, që duke qenë njëkohësisht shumë i lashtë dhe origjinal, i ndihmoi të shmangnin rrezikun e rrëshqitjes në viktimizëm apo retorikë nacionaliste. Ishte ala për një shikim mitik, ose për atë forcë autentike që ndodhet në kreativitetin poetik, e cila i lejon poetit (mërgimtar) të nisë pajtimin e tij me botën përmes ndërtimit të urave që duhet të mbushin hendekun midis shqetësimit subjektiv dhe objektivitetit të realitetit, mes vetmisë së brendshme dhe shumësisë së jashtme.

Nga ky këndvështrim, është plotësisht e pranueshme vërejtja e hollë e Francesco Altimarit, sipas të cilit:«Megjithëse u detyrua të jetonte për mbi dyzet vjet në mërgim nga atdheu, larg maleve të Dukagjinit të tij, Camaj gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kombin e tij, falë diasporës. Dhe diasporës shqiptare në Itali ai iu afrua me një dashuri të veçantë, duke gjetur në botën arbëreshe një referencë të re dhe jetësore — qoftë etnike apo kulturore — të identitetit të tij, si dhe një burim të rëndësishëm frymëzimi për krijimtarinë e tij letrare dhe objektin e privilegjuar të kërkimit të tij gjuhësor» .

Kjo “referencë e re dhe jetësore” nuk u shfaq vetëm si një mundësi e jashtëzakonshme që i lejoi Camajt të gjente – më në fund – vendin e tij të ri (ubi consistam), pasi e kishte humbur atë llestar, por edhe si një çelës për të zbuluar sekretet autentike të forcës rezistente që fshihej në kulturën arbëreshe. Për të dhënë me një imazh kuptimin e ndryshimit të thellë të brendshëm që përjetoi Camaj, mund të përdorim parafrazimin e motos së njohur me të cilën poeti i pjekur pëlqente të kujtonte se vinte nga një vend i egër «ku s’e kishte shkelur kurrë patkoi i kalit»: pra, duke vizituar botën arbëreshe dhe katundet e tyre, Camaj jo vetëm pati rastin të dëgjojë jehonën e një patkoi që, në kohën johistorike të legjendës, goditi mbi oborrin e një kishe arbëreshe, jo vetëm u ndriçua nga drita e jashtëzakonshme epifanike që buronte nga gjurma e lënë në një nga shkallët që çonin në tempull, por nëpërmjet zbërthimit të kuptimit të legjendës së përcjellë nga rapsodët, ai kuptoi se nuk ishte aq gjurma ajo që ishte e veçantë, sa ishte kali vetë: në shpinën e tij, në fakt, udhëtonte Kostandini, heroi që kthehej në atdhe pas një shtegtimi të gjatë për t’u bashkuar me të dashurën e braktisur, Odiseu i mitologjisë popullore që mishëronte thelbin simbolik të trashëgimisë kulturore të ruajtur nga arbëreshët e lashtë “të mërguar” dhe të transmetuar me këmbëngulje gojarisht nga aedët modernë, pasardhësit e tyre.

Nga zbulimi i alës së rapsodit që i jep zë mitit, nga kjo zbulesë e destinuar që me kalimin e kohës të ndikojë një pjesë të konsiderueshme të veprës letrare të pjekurisë së tij, buron synimi për të nisur kërkimin drejt një rivlerësimi kritik të gjendjes së tij si i mërguar, dhe për të projektuar një poetikë të re, më të përshtatshme për realizimin e një projekti ambicioz: ndërtimin e një tjetër «atdheu letrar», të një vendi tjetër imagjinar, që sipas Shaban Sinanit, në përfaqësimin artistik e zëvendësonte përmes metonimisë atdheun e braktisur , dhe që sipas Federica De Bastianit perceptohej «më tepër si një shtëpi e dytë sesa si “vendi i tjetrit”» .

Si dëshmi e kësaj, vlejnë konsideratat mbi përrallat popullore, në veçanti për ato aspekte ku Camaj gjeti, në përshkrimet e peizazheve natyrore, një paralelizëm të fortë midis jetës së përditshme të malësorëve të Dukagjinit të tij dhe asaj të barinjve të Italisë së Jugut:
«Mjedisi në përrallat popullore shqiptare i përgjigjet peizazhit real. Bjeshka shpesh luan rol të rëndësishëm në rrëmet malore (nr. 37), dhe transhumanca, formë e zakonshme kullote në Shqipëri – alternimi i kullotave verore dhe dimërore – gjendet gjithashtu edhe në
Italinë e Jugut, ku, për shembull, në përrallën nr. 18, babai i vë në provë bijtë duke pyetur ku i çojnë delet në verë dhe ku në dimër» .

Paralelizmi nuk ishte aspak rastësor, por shprehte një lidhje të thellë, të cilën Camaj donte ta përshkruante me terma të përgjithshëm si një vazhdimësi ideale e jetës bujqësore-blegtorale, e përcaktuar nga ngjashmëria e kushteve mjedisore dhe peizazhit. Nuk është aspak rastësi që rreth llimit të viteve ‘80 ai pati kujdes të saktësonte se: «Motivet arbëreshe, me siguri, nuk kanë me u kuptue nga arbëreshët sepse ata kanë parasysh realitetin, ndërsa unë mbështetem në përftyrimet e mia; a shfaq atë çka ndiej vetëm për këtë botë» .

Për Camajn nuk bëhej alë për një imitim pasiv, jokritik, referencial apo thuajse mekanik të një bote që, në mënyrë banale, mund të kujtonte atë të braktisurën. Përkundrazi, ajo ishte pikënisja e një ripërpunimi më të thellë e më radikal, subjektiv dhe të brendshëm, që
arriti rezultatin e një rishqyrtimi autentik të botës arbëreshe, drejtuar një lexuesi me një prol tjetër nga ai i referuar drejtpërdrejt në tekstin poetik. Në këtë aspekt, janë shumë të qarta vlerësimet e Francesco Altimarit, ish-nxënës i Camajt, i cili përsëriste se arbëreshët
për poetin përfaqësonin një botë alternative dhe plotësuese, e jo një kopje të zbehur të asaj të braktisur në Ballkan.

«Ishte ambientuar me botën arbëreshe dhe e ndiente shumë afër atë. Ishte bota shqiptare alternative e tij, sepse bota shqiptare e tij e mohoi, për shkak të regjimit. Ai i njihte vlerat e përbashkëta me botën arbëreshe” Bota e arbëreshëve, pra, përbënte një ilaç të papritur që i lejoi atij të krijonte një tjetër botë paralele, virtuale dhe po aq autentike; një
zgjidhje që jo vetëm lehtësoi dhimbjen që griste ndërgjegjen e poetit, por i lejoi studiuesit të ndante fatin me atë copëz të një kulture antropologjike të lashtë, të transplantuar në dheun e huaj dhe, në veçanti, të vlerësonte reagimin e saj krenar ndaj homologimit kulturor.

E gjithë kjo i ofroi Camajt një lehtësim të madh e providencial të brendshëm, që e mbështeti në përpjekjen e mundimshme për të
ripërcaktuar vizionin e tij të ri të jetës dhe për të vizatuar koordinata të reja për veprimtarinë e tij të ardhshme, si letrare ashtu edhe
shkencore. Nuk është rastësi që në veprat e tij të maturisë referencat ndaj “shqiptarisë” italiane kthehen në mënyrë të përsëritur dhe për
këtë arsye shumë domethënëse, qoftë kur bëhet alë për frymëzime të mirëllta, qoftë kur nis projekti ambicioz për krijimin e një gjuhe
“letrare” shqipe mbi bazë shumëdialektore (toskërisht, gegërisht dhe arbërisht). Ky aspekt do ta angazhojë Camajn sidomos gjatë
periudhës së qëndrimit në Gjermani, etapë kjo e fundit e shtegtimit të tij në tokë të huaj dhe, pa dyshim, momenti më i lartë i pjekurisë
së tij artistike.
Martin Camaj, “Rrëmime mbi poezinë”, in Martin Camaj, Vepra poetike, Shtëpia botuese Onufri, Tiranë, 2017, f. 7.
Teksti i poemës së Nikollë Ketës në Matteo Mandalà, Veprat letrare arbërisht të Nikollë Ketës, Ombra GVG, Tiranë, 2019, f.328-329.
Botimi i parë nga Giuseppe Schirò-Clesi, “Il termine Arbër in una poesia inedita di Nicola Chetta”, in Shêjzat, n. 9-10-11-12(1966), f. 393-
398.
Martin Camaj, “Rrëmime mbi poezinë”, in Martin Camaj, Vepra poetike, cit., f. 7.

Francesco Altimari, “Prolo bio-bibliograco di Martin Camaj, insigne gura dell’albanistica e della letteratura albanese
contemporanea”, in Albanica – A Quaterly Journal of Albanological Research and Criticism, 2(1991), New Jork, f. 11-12.
«Ky kërkim, që është me talentin e shkrimtarit dhe dituritë e studiuesit, herë-herë merr karakter antropologjik. Atdheu i munguar
kthehet në një atdhe letrar, në formën e fshatit buzë lumit, malësorit të Dukagjinit, të katundit të prejardhjes – Temalit; dhe ky atdhe
letrar është një metonimi e Shqipërisë, por jo e Shqipërisë së re»: Shaban Sinani, Camaj i paskajuar. Rreth tipologjisë së llojeve në veprën
e Camajt. Studim monograk, Qendra e studimeve albanologjike – Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë, Tiranë, 2011, f. 254.
«Camaj, too, began to perceive it as a second home rather than as the ‘place of the other»: Federica De Bastiani, “Martin Camaj and
the Arbëresh World” in Studia Albanica, numër special kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Martin Camajt (në proces shtypi).
Albanische Märchen, herausgegeben und übersetzt von Martin Camaj und Uta Schier-Oberdorer, E. Diederichs, Düsseldorf – Köln,
1974, f. 248.
Martin Camaj, “Motive e brendi e Njeriu më vete e me tjerë” in Martin Camaj, Me pendlat e korbit të bardhë: poezi shqip-gjermanisht
(Weibgeedert wie ein Rabe: Gedichte Albanisch-Deutsch), herausgegeben und aus dem Albanischen u?bersetzt von Hans-Joachim
Lanksch, Wieser, Klagenfurt, 1999, f. 192.
Francesco Altimari, “Camaj më 1980: Nuk shkruaj kundër dikujt, por për alën shqipe”, intervista di Fatmira Nikolla in Zemra
shqiptare, 2010 (https://www.zemrashqiptare.net/news/17666/hidhet-ne-qarkullim-vepra-letrare-e-martin-camajt-botimakademik.html).

Më Shumë

“Ndiej krenari dhe kënaqësi”, Muriqi flet pas rinovimit të kontratës me Mallorcan

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka thënë se ndihet i lumtur dhe krenar që e ka rinovuar kontratën e tij edhe për disa vite me...

Portieri me përvojë, Egzon Bislimi i bashkohet Lirisë

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar afrimin e portierit Egzon Bislimi, i cili do të mbrojë ngjyrat bardhezi në edicionin e ri garues. Me një...

Lajmet e Fundit