5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Mavraj drejt Serie A

Mërgim Mavraj është objektivi i madh i Sampdorias për mbrojtjen.

Presidenti i Sampdorias prej kohësh është vënë në ndjekje të një qëndërmbrojtësi për të kompletuar grupin e futbollistëve që do të ketë në dispozicion trajneri Marco Giampaolo për sezonin futbollistik, 2016-2017.

Sipas asaj që raporton faqja e specializuar italiane Tuttomercatoweb, është pikërisht Mavraj dëshira e madhe e presidentit të Sampdorias në merkato.

30-vjecari i kombëtares kuqezi për momentin ndihet mirë te Koln, por fakti që Mavraj ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Bundesligës gjermane, mund ti shtyjë drejtuesit e Koln ta shesin lojtarin te Sampdoria për të mos e humbur atë pas një viti me parametër zero.

Ish lojtari i Greuther Furth ishte një nga futbollistët kryesorë të Shqipërisë në Euro 2016-të, me Mavrajn që u aktivizua nga trajneri De Biasi në të treja ndeshjet e grupit A.

Faqja e specializuar mbi transferimet e futbollistëve transfermarkt.de, e vlerëson aktualisht kartonin e 30-vjecarit me shumën e 1,75 milionë eurove.

Përvoja e madhe që zotëron mbrojtësi si në nivel klubesh ashtu edhe në rang kombëtaresh, është nja nga arsyet kryesore që ka shtyrë drejtuesit e Sampdorias të interesohen për lojtarin shqiptar.

Previous article
Next article

Më Shumë

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës...

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Lajmet e Fundit