11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Mbappe flet sërish për “Topin e Artë”

Kylian Mbappé ka dhënë një intervistë për gazetën britanike, “Daily Mirror”, në të cilën flet për ambicien dhe dëshirën e tij për të fituar tituj të rëndësishëm. Ai gjithashtu zbulon se cilët kanë qenë idhujt e tij në futboll.

Idhujt: Së pari ishte Zidane, për gjithçka që arriti me kombëtaren, më pas Cristiano Ronaldo. Ai ka fituar shumë dhe mbetet fitues edhe pas kaq shumë sukseseve. Ata kanë lënë gjurmët e tyre në historinë e futbollit dhe unë dua të shkruaj kapitullin tim në librat e historisë.

Ambicia e tij: Vitin tjetër ne kemi Kampionatin Europian dhe duam të jemi fitimtarë. Ambicia ime e madhe është të fitoj Ligën e Kampionëve dhe të jem pjesë e PSG që fiton Championsin e parë, do të ishte shumë e veçantë.

Liverpooli: Këtë sezon ka qenë një makinë në Premier League, e ka bërë fitoren të duket e lehtë, por nuk është kurrë e lehtë. Për të bërë atë që kanë bërë ata, duhet një trajner i mirë dhe shumë punë.

Fondacioni i tij “Insipired By KM”: Ka shumë djem që kanë shumë potencial, por që nuk kanë para ose mundësi për ta zhvilluar atë potencial. Kur isha i ri, shihja idhujt e mi dhe tani nuk dua që të rinjtë të më shohin në atë mënyrë. Dua ta dini që unë kujdesem për ta bërë jetën e tyre të ndryshme.

Topi i Artë: Do të ishte mirë ta fitoja, por nuk është diçka që më lë pa gjumë. Nuk mendoj se duhet ta fitoj në këtë sezon apo në tjetrin. Nuk kam pse të caktoj një afat kohor. Sukseset e PSG-së janë përparësi dhe nëse çmimet individuale vijnë nga shfaqjet e mia të mira, ato janë një bonus.

Më Shumë

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Lajmet e Fundit