11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

21 vjet nga ngritja e aktakuzës për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviqit

Sot janë bërë 21 vjet që kur Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, konfirmoi se ka paditur si kriminel lufte presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq.

Kjo padi u bë më 27 maj të vitit 1999, ndërsa më 1 prill të vitit 2001, Millosheviqi ishte arrestuar në Beograd.

Ndërsa me urdhrin e qeverisë serbe, me 28 qershor, ekstradohet në Hagë, pasi paraprakisht është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë.

Më vonë ai akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë.

Gjykimi kundër Sllobodan Millosheviqit në Hagë ka filloi më 12 shkurt të vitit 2002.

Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar në fund të gushtit të atij viti.

Gjykimi kundër Millosheviqit është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare dhe tensionit të lartë të gjakut.

Me 11 mars 2006 rreth orës 9:30, ai gjendet i vdekur në qelinë e tij.

Më Shumë

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Lajmet e Fundit