3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Mbledhja qeveritare Kosovë-Shqipëri mbahet në Prizren

Rama-Thaci9-13

E plotësuar: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës shprehu zotimin e tij të plotë për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën.
Ai tha se vjen në Kosovë duke admiruar secilën protagonist të ngjarjeve të mëdha në Kosovë.

Kryeministri i Shqipërisë u shpreh se pret me padurim mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës që do të mbahet në Prizren dhe miratimin e agjendës konkrete të hapësirës shqiptare pa kufi.

Kosova të kyçet në gazsjellësin TAP

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të qytetarëve të Kosovës i ka uruar zgjedhjen Edi Ramës si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

“Do të jetë një mundësi e re që ne edhe më tutje ta thellojmë bashkëpunimin. Ministrat e Qeverise Rama, do të takohen me homologët e tyre nga Kosova, qe ato marrëveshje që kanë qenë të hapura të konkretizohen sa më shpejt”, tha kryeministri Thaçi, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërise Edi Rama,transmeton Indeksonline.

Thaçi ka besim të plotë se Qeveria Rama, do të luaj rol të veçantë në arritjen e njohjeve për shtetin e Kosovës.

“Ne gjithashtu me Ramen biseduam për marrëdhëniet që ka Kosova me vendet e rajonit. E falënderova kryeministrin e ri për mbështetjen që i ka dhënë Shqipëria dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Thaçi.
Të dy kryeministrat kanë biseduar për të gjitha sferat, politike, ekonomike e kulturore, që përvojat e mira të dy vendeve të barten tek njëra tjetra.
“Me theks të veçantë biseduam që edhe Kosova të kyçet në gazsjellësin TAP”, ka thënë kryeministri i Kosovë.

Kurse homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama tha se, marrëveshja Kosovë-Seri e ka mbyllur përfundimisht historinë e përgjakshme mes këtyre vendeve. Si një histori që paqja do të sjell një zhvillim ekonomik dhe social.

“Kryeministri Thaçi me njoftoi në mënyrë detaje për marrëveshjen e arritur në Bruksel”, ka deklaruar Rama.

Ai tha se, me Thaçin kanë biseduar edhe rreth mundësisë për një bashkëqeverisje strategjike.

“Jemi pajtuar që të takohemi me mbledhje të përbashkëta për të mirën e dy vendeve. Mbledhja e parë mes dy qeverive do të nis në nëntor”, ka pohuar Rama.

“Unë e shoh Kosovën sot si një shtet 5-vjeç që ka çka t’i mësoj shumë shtetit 101 vjeçar”, ka thënë Rama.

Rama e Thaci: Qeveritë tona mbledhje të përbashkëta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se fal marrëveshjes Kosovë- Serbia i gjithë rajoni do ta ketë më të lehtë integrimin në Bashkimin Evropian, pasi që kjo marrëveshje ka dhënë të gjithë Ballkanit një kredibilitet në sytë e Evropës. Rama këto komente i bërë gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij, Hashim Thaçi.

Sipas tij, marrëveshja Kosovë-Serbi ka mbyllur historinë e përgjakshme dhe inercinë paralizuese të ish Jugosllavisë dhe ka hapur një faqe të re që varet nga shqiptarët se si do të shkruhet, ku paqja do të sjellë zhvillim ekonomik për të gjithë.

“Ne kemi rënë dakrdë që të fillojmë procesin e qeverisjes strategjike që do të thotë që qëllimet dhe objektivat do të përcaktohen në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, ku çdo ministër do të jap llogari për projektet e përbashkëta”, ka thënë ai, transmeton RTK.

Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit të gjithëve në rajon, i cili i ka mundësit për integrim fal marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë, e cila i ka dhënë të gjithë Ballkanit një kredibilitet në sytë e Evropës.

Kryeministri Thaçi u shpreh i bindur se do të punohet maksimalisht në frymën evropiane, si dhe do të angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Ai tha se kanë diskutuar edhe për kyçjen e Kosovës në rrjetin e gazit TAP, ku edhe ka marr premtimin që ky projekt do të realizohet.

“Kam besim të plotë në kryeministrin Edi Rama për Shqipërinë Europiane”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri Rama filloi vizitën në Kosovë

Rama-Thaci-prishtineKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak para orës nëntë filloi vizitën zyrtare në Kosovë. Për nder të tij, në sheshin Skënderbe u rreshtua Garda e Nderit dhe u intonuan himnet e dy vendeve. Ai në shesh u priti nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore dy kryeministrat hynë në ndërtesën Qeverisë dhe aty filluan bisedimet kokë më kokë të cilat do të përfundojnë me një konferencë të përbashkët shtypi që është paraparë të mbahet në orën 11.

Siç bën të ditur Koha, Rama do të pritet edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kurse në mesditë me një fjalë rasti, Rama do t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seanca solemne.

Edi Rama shoqërohet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë.

Më Shumë

Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore

Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit të fundit...

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit...

Lajmet e Fundit