Mbyllja e universiteteve, Rama: Vaj medet për PD-në, vajton të shkuarën

Edi rama ne korcKryeministri Rama ironizon qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me vendimin për mbylljen e disa universiteteve në vend. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan: “PD kundër shkuljes së piramidave në arsim e s’ka si të jetë ndryshe: E shkuara vajton të shkuarën në emër të së shkuarës! Vaj medet për PD…”

Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi mbylljen e disa universiteteve “një aferë të pastër korruptive dhe për qëllime klienteliste nga dyshja Rama-Meta”.

Lideri i opozitës tha se “po përdoret e njëjta skemë siç u bë me shëndetësinë, me rendin, me ekonominë, me pensionet dhe së fundmi me marrëveshjen me CEZ-in”. Ai bëri të qartë se Partia Demokratike nuk është kundër asnjë reforme, përfshi edhe asaj në sistemin arsimor. Por sipas Bashës, “projekti i Edi Ramës për të mbyllur filialet e universiteteve publike, pa asnjë paralajmërim, pa asnjë transparencë ka shkaktuar një shok psikologjik dhe do u kushtojë shtrenjtë financiarisht qindra familjeve shqiptare”.

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit