7.8 C
Prizren
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Me kryetarin Begaj krah nesh, fitorja e Nismës në Malishevë do të jetë më bindëse!

Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka marrë mbështetjen nga kryetari aktual i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Miku im i mirë, z. Begaj, u shpreh i lumtur dhe më dha gjithë përkrahjen e tij për kandidaturën time për të parin e komunës së Malishevës”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i plotë i Kastratit në “Facebook”:

Jam tejet i lumtur që, gjendja shëndetësore e kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj, po përmirësohet çdo ditë e më shumë, në mënyrë që ai të kthehet sa më parë në shërbim të qytetarëve të komunës dhe në përkrahje të familjes sonë politike.

Kryetari Begaj, të cilin sot e takova, pa asnjë dyshim është kryetari më i suksesshëm i Komunës së Malishevës, që për 8 vite radhazi ka qenë shembull i një qeverisje të mirë e transparente, duke qenë pranë qytetarëve tanë në situata të mira e të vështira.

Miku im i mirë, z. Begaj, u shpreh i lumtur dhe më dha gjithë përkrahjen e tij për kandidaturën time për të parin e komunës së Malishevës.

Kryetarit Begaj, njëherit drejtuesit historik të Nismës në Malishevë, i shpreha gjithë gatishmërinë time dhe të përkrahësve tanë se me emër të Zotit, pas 17 tetorit do të vazhdojmë më jetësimin e projekteve në proces, si dhe do të iniciojmë edhe shumë projekte të reja që për synim do të kenë mbështetjen e të rinjve dhe çdo kategorie shoqërore në komunën tonë.

Kryetari Begaj është njeriu që ka lënë gjurmë në zhvillimin e komunës së Malishevës dhe ne patjetër që po ato gjurmë të zhvillimit e përparimit do t’i ndjekim. Me ty pranë nesh, NISMA do të jetë më e fortë, kryetar i nderuar!

Ekrem Kastrati

Kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës nga NISMA Socialdemokrate.

Më Shumë

Kujdes! Hakerët po vjedhin kartelat bankare

Jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët po përjetojnë vjedhje të parave nga hakerët, ku si shkak i keqpërdorimit të kartelave bankare, po u “zbrazen”...

“Nagavci është ende e hidhëruar”, Jasharaj e lidhë shkëputjen e kontratës kolektive me grevën

Më 21 nëntor Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njoftoi SBASHK-un se e ka shkëputur kontratën kolektive të nënshkruar më 21 janar të...

Lajmet e Fundit