Mediat botërore shkruajnë për ekspozitën “Mendoj për ty”

Ideja e instilacionit “Mendoj për ty” në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, është bërë lajm edhe në shumë prej mediave botërore, transmeton Klan Kosova.

Gazeta britanike The Guardian kishte shkruar një artikull, ku tregonte për fustanet e grumbulluara dhe personalitetet ndërkombëtare që i dhuruan ato duke përfshirë Chery Blair dhe Rita Orën.

Edhe e përditshmja angleze Daily Mail, ka shkruar për instalacionin, duke e përmendur se në mesin e fustaneve të varura na stadiumin e Prishtinës, qëndron fustani i Rita Orës dhe gruas së ish-kryeministrit anglez, Tony Blair.

Edhe agjencia amerikane e lajmeve ABC News, i ka kushtuar një artikull veprës artistike në përkrahje të grave të dhunuara në luftë.

Yahoo News, Quartz, Euronews, janë disa nga mediat të cilat botërisht kanë bërë publik lajmin, se në Kosovë ështës shpalosur ekspozita “Mendoj për ty”, në përkrahje të grave të dhunuara seksualisht, gjatë luftës në Kosovë.

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit