20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Merkel i shkruan Mustafës: LDK përfaqëson perspektivën evropiane të Kosovës

Merkel-kancelarja gjermaneKancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, njëherësh kryetare e Unionit Kristiandemokrat Gjerman (CDU), nëpërmes një letre mbështetëse dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i ka dhënë atij përkrahje në zgjedhje dhe ka pohuar se LDK përfaqëson perspektivën evropiane të Kosovës, njofton zyra për informim e LDK-së

“I nderuar Kryetar Mustafa, të nderuar miq të LDK-së. Në emër të Unionit Kristiandemokrat Gjerman – CDU, ju dërgoj përshëndetje të përzemërta nga Berlini për manifestimin tuaj përmbyllës në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit. Zgjedhjet parlamentare që keni para vetes janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Rruga e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe vendeve të reja të punës mund të arrihet vetëm me reforma të energjike. LDK e ka fuqinë për t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe për të kontribuar zhvillimin pozitiv të Kosovës”, ka thënë kancelarja Merkel në letrën mbështetëse për LDK-në.

Ajo ka shkruar se “integrimi i Kosovës në bashkësinë e shteteve evropiane, është perspektiva e të ardhmes. LDK përfaqëson këtë perspektivë. Tani është shumë i rëndësishëm një dialog me qytetarët e Kosovës, për t’i mobilizuar ata për këto zgjedhje udhërrëfyese parlamentare. Unë ju dëshiroj një rezultat të mirë në këto zgjedhje, dhe ju dëshiroj gjithë të mirat”, ka thënë Merkel.
CDU e kancelares Merkel, dhe LDK e drejtuar nga .Mustafa janë pjesë e përbashkët e Partive Popullore Evropiane (PPE)./

Më Shumë

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit