25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Merkel: Vendet e BE të shohin përtej kufijve të ‘kopshtit’ të tyre

Vizitën në Itali, ku ka marrë edhe dritën e paqes të San Francescos në Assisi, kancelarja gjermane Angela Merkel e ka shfrytëzuar për të dhënë një mesazh të fortë për vetë BE që do të hyjë në një fazë ristrukturimi dhe modernizimi sipas planit të saj me Macron.

Merkel tha se “ne si vende evropiane duhet të shohim përtej kufijve të kopshtit tonë”.

Për të treguar këtë Merkel theksoi se “shumë shpesh harrohet nga vendet anëtare të BE se sa të rëndësishme janë vlerat dhe besimet tona kryesore”.

“Integrimi evropian është një projekt i paqes, por kjo nuk është prezente në këto kushte”, shtoi Merkel.

Ajo foli edhe për situatën italiane, duke theksuar se vendi po “kalon një fazë të vështirë politike”, por refuzoi të komentojë mbi të.

Në vend të kësaj Merkel theksoi “bashkëpunimin e mirë” me Italinë, duke pasur parasysh afërsinë e saj me Libinë, vendi i cili po “importon” refugjatët afrikanë drejt Europës në shifra të frikshme. Për Gjermaninë, partneri strategjik Italia shihet s’i muri që mban gjallë shpresat për fitoren e betejës me numrin e lartë të emigrantëve dhe për këtë duhet mbështetur.

“Në qoftë se ne duam të krijojmë paqe, ne nuk duhet të mendojmë vetëm për mirëqenien tonë. Ne kemi detyrë të madhe për të punuar së bashku me fqinjët tanë dhe të kërkojmë për një zgjidhje”, nënvizoi Merkel.

Duke iu drejtuar kryeministrit Paolo Gentiloni, kancelarja gjermane tha se ishte e kënaqur që ka bëshkëpunuar me të gjatë këtyre muajve dhe se asgjë nuk ka qenë e thjeshtë.

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me intervale me diell – temperaturat deri në 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

Regjistrimi i popullsisë zgjerohet në dy objektet e Komunës së Prizrenit

Procesi i regjistrimit të popullsisë është bërë edhe më i lehtë për banorët e Prizrenit. Koordinatori i komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë, Haxhi Seferqaj,...

Lajmet e Fundit