9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Ndjekësit e Haskukës komentojnë pse ai, Vitija e Sfeqla nuk u ulën si tifozët tjerë në stadiumin e Prizrenit

 

Një fotografi e kryetarit të Komunës së Prizrenit nga Vetëvendosje, bashkë me kryetarin e degës së kësaj partie në Prishtinë, Arben Vitija dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sfeqla, ka marrë komente në murin e faqes së kryetarit në Facebook.

Ata po ndiqnin bashkë ndeshjen Liria – Prishtina, që ishte tepër e rëndësishme për kryeqytetasit, dhe të cilën e fitoi në minutat e fundit shtesë të ndeshjes.

“Liria – Prishtina derbi tradicional që meriton vëmendje. Me Arbenin Vitinë duke shijuar lojën në stadiumin ‘Përparim Thaqi’. Uroj fairplay dhe lojë të bukur”, kishte shkruar Haskuka, në përshkrimin që e kishte shoqëruar me fotografinë.

Ndjekësit e Haskukës nuk kanë lënë pa komentuar pse për ata janë siguruar ulëse në tribunat e stadiumit, derisa tifozët janë ulur në beton.

“e pse ju ne karrige, e shikuesit tjere ne cement? Plus ata kane pagu hyrje ju keni hy pa pagese. TURP !”, ka shkruar një komentues.

“Pse nuk jeni ule edhe ju si te tjeret, ne shkalle?”, shkruan një tjetër.

“Ulnu toke, se latë nam”.

“Ku e ke modestin per me ul edhe ti ne beton si tifozt tjere, nashta pe kepton qe shembullin e karriges e keni në gjak edhe ju!”.

Më Shumë

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën. Lajmin për...

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit