8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Mësimi fillon me kohë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, Rrahman Jashari ka thënë se mësimi do të fillojë me kohë, me 3 shtator, pra protesta nuk do të ketë.

Mësimi, sipas Jasharit, do të fillojë me 3 shtator, pra mësimdhënësit nuk do të kenë grevë, në mënyrë që puna të fillojë mbarë. “Ne do të presim nga institucionet tona që ti plotësojnë kërkesat legjitime të mësimdhënësve”, tha Jashari për RTK-në.

Ai shtoi se, SBASHK-u është zëri i mësimdhënësve dhe atyre u takon të vendosin për atë nëse do të shkojnë në grevë, nëse kërkesat e tyre legjitime, për pranimin e stazhit për vitet 90-ta dhe ligji i për nivelizimin e pagave, nuk miratohen sipas kërkesave të tyre, të bëra më parë, e me çka parimisht është pajtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Jazhari shtoi se, projektligji për stazhin e mësimdhënësve për vitet 90-ta, ka përkrahjen e qeverisë, por ende ligji nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës

“Kërkojmë që koificenti i mësimdhënësve në shkollën fillore të jetë 2.5, kurse në shkollën e mesme 2.7. Njëherit kërkojmë gjithashtu kushtet në shkolla të përmirësohen, laboratorët të kompletohen”, tha Jashari.

Sipas tij, nëse këto kërkesa nuk realizohen, nuk mbetet tjetër përveç grevës, por atë nuk do ta paralajmëronë tash, do të presin që pas kthimit të deputetëve nga pushimet ata ti shqyrtojnë dhe ti miratojnë këto ligje, pra kërkesat e punonjësve të arsimit.

Jashari apelon të institucionet e Kosovës që mos të i shtynë mësimdhënësit të ndërmarrin masa tjera, grevë të cilën as punëtorët e arsimit nuk e duan të ndodhë.

Më Shumë

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Lajmet e Fundit