11.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Mësohet identiteti i personit të vrarë në Rahovec

Në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit sot është vrarë një person.

Gazeta Express merr vesh nga burimet policore se i vrari është 33-vjeçar N.Murselaj

Aktualisht nuk ka ndonjë të arrestuar dhe ende nuk dihen as motivet e vrasjes.

Por më heret zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, Yllka Shehu, e kishte konfirmuar se nga informatat e para në vendin e ngjarjes dyshohet se personi në fjalë është vrarë.

“Për momentin nuk kemi shumë informata, është gjetë një trup i pajetë në oborrin e një shtëpie. Trupi është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet se është vrasje, mirëpo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim”, ka thënë Shehu.

Më Shumë

Demetrius Conger përforcon Yllin

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke prezantuar basketbollistin amerikan Demetrius Conger, raporton PrizrenPress. Klubi njofton se Conger vjen me përvojë dhe...

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Lajmet e Fundit