18.8 C
Prizren
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Messi e arrin kuotën e 100 golave me fanellën e Argjentinës

Lionel Messi tani numëron 102 gola me fanellën e kombëtares së tij, Argjentinën.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain e arriti këtë shifër në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës (me kohën tonë lokale) në ndeshjen miqësore ndaj ishullorëve të Caracao.

Kampionët e Botës triumfuan me shifrat 7:0, teksa Lionel Messi shënoi një tre-golësh.

Ishte pikërisht shtatë herë fituesi i Topit të Artë ai që hapi llogaritë e sfidës në minutën e 20-të.

Një gol special për numrin 10 të amerikano-latinëve duke qenë se bëhej fjalë për golin numër 100 me fanellën e kombëtares së tij.

Megjithatë, mbrëmja u bë edhe më e bukur për yllin e PSG-së, që shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë (minutat 33 dhe 37) ndërsa mes golave të tij shënuan edhe Nico Gonzalez në minutën e 23-të dhe Enzo Fernandez në të 35-tën, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 5:0.

Në pjesën e dytë, mes zëvendësimeve të shumta, Argjentina e uli ritmin duke shënuar vetëm dy gola me anë të Di Maria-s që realizoi nga penalltia në minutën e 79-të dhe Montiel që realizoi golin e shtatë të sfidës tre minuta para fundit të lojës. Albanian Post 

Më Shumë

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren. Rasti është lajmëruar në polici nga familjari. Prizren 25.05.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare...

Quni: Kosova u përjashtua nga “Defender Europe 2023”, si pasojë e politikave të gabuara

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni Anton Quni, tha se Kosova nga veprimet e gabuara politike është përjashtuar nga “Defender Europe 2023”. Sipas...

Lajmet e Fundit