2.3 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Messi te PSG – ja çfarë thotë babai i tij

Pasi bënë jehonë lajmet ndërkombëtare se Lionel Messi po kalon te Paris Saint-Germain, ka reaguar babai i tij, Jorge.El Chiringuito raportoi fillimisht se ylli argjentinas ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze, me babanë e tij që e ka nënshkruar atë në Katar.Në lidhje me këto lajme, Jorge Messi ka qenë i ashpër, duke thënë se asnjë nuk është e vërtetë.

“Gënjeshtra. Edhe një shpikje tjetër”, ka shkruar ai në Instagramin e tij.

“Unë kam qenë në Argjentinë që nga shtatori. #Lajmetërreme”.Duket se ende nuk ka ndonjë hap konkret në marrëveshjen mes Messit dhe PSG-së, mirëpo El Chiringuito njihet si një medium që ka burime të sakta.Në verën e vitit të ardhshëm, kontrata e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë skadon dhe do të jetë lojtar i lirë të zgjedhë mes Manchester Cityt apo PSG-së, ose edhe të qëndrojë në “Camp Nou”

Më Shumë

Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Dragash

Në Dragash është hapur sot zyra e re e Postës së Kosovës.Zyra është vendosur në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Menaxheri i Postës...

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Lajmet e Fundit