15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Messi udhëton në Manchester

Ylli i Barcelonës dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka mbërritur në Manchester me aeroplan privat.

Messi, i cili së fundmi u bë baba për të tretën herë, është duke kaluar nëpër një formë të mirë me skuadrën e tij dhe shënoi njërin nga golat, në fitoren e fundit të Barçës kundër Athletic Bilbao me rezultat 2-0.

Sulmuesi 30 vjeçar, kishte munguar në dy stërvitjet e fundit me ekipin e “Albiceleste” dhe iu bashkua atyre në qytetin e Manchester, ku po qëndrojnë për disa parapërgatitje për ndeshjet miqësore që i zhvillon Argjentina në ditën në vijim.

Pjesë e skuadrës së përzgjedhësit Jorge Sampaoli, bashkë me Messin u bashkuan edhe Lautaro Martinez, Cristian Pavon dhe Pablo Perez.

Ekipi i Argjentinës pritet se do të paraqitet me formacionin 4-3-1-2, ku trajneri Sampaoli do të provoj përsëri në sulm dyshen Gonzalo Higuain dhe Sergio Aguero.

Në staffin e përzgjedhësit Sampaoli, në përgatitjet që po i zhvillon me kombëtaren e Argjentinës në stadiumin e Manchester City-t “Etihad”, bëhet e ditur se është edhe Pablo Aimar, i cili pritet se do të jetë pjesë e ekipit të tij edhe në Botërorin “Rusia 2018”.

Përndryshe, Argjentina të premten e zhvillon miqësoren me Italinë dhe pastaj javën e ardhshme edhe atë me Spanjën.

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit