22.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Haskuka takohet me afaristët prizrenas

Sot kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit e Ekonomik, Sevil Kazaz dhe drejtorin e Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi, zhvilluan një takim të përbashkët me afaristët prizrenas.

Komuna ka njoftuar se takimi ishte i fokusuar në fazën e parë të lehtësimit të masave për kthimin në normalitet, sipas së cilës shumica e këtyre afaristëve i kanë rihapur bizneset e tyre nga data 4 maj.

“Në takim u theksua rëndësia e respektimit të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 nga ana e afaristëve, duke përfshirë vendosjen e njoftimit për qytetarë në hyrje të lokaleve, rëndësinë e dezinfektimit të hapësirave, përdorimin e maskave dhe dorëzave mbrojtëse etj”, thuhet në njoftim.

Ndërsa lidhur me vështirësitë ekonomike të shkaktuar nga pandemia, afaristët u informuan për lehtësimet që po ofron Komuna, si dhe Qeveria nëpërmjet Pakos Emergjente Fiskale.

Takimi shërbeu gjithashtu edhe për të diskutuar çështje të tjera në interes të afaristëve si investimet në infrastrukturë, zhvillimi i veprimtarisë gjatë vikendeve, grantet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe problemet e ndryshme që vështirësojnë zhvillimin e biznesit./PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

E ardhmja e opozitës në Shqipëri, Preç Zogaj: Mënyra e vetme si mund të bashkohet sërish PD

Analisti Preç Zogaj ishte i ftuar në Euronews Albania ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe situatën në Partinë Demokratike. Për sa i përket...

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, sot vendoset nëse Erdogan do të jetë në pushtet edhe për pesë vjet

Turqit sot po voton në një balotazh të rëndësishëm presidencial për të vendosur nëse Recep Tayyip Erdogan duhet të mbetet apo jo në pushtet...

Mona Liza

Lajmet e Fundit