20.8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Meucci pranon: EULEX-i ishte eksperiment

EULEX-i me të vërtetë ishte EUL – Experiment, ka deklaruar shefi i këtij misioni në Kosovë, Gabrielo Meucci.

Për herë të parë në “Rubikon” të KTV-së, shefi i këtij misioni ka pranuar se mandati i EULEX-it do të përmbyllet, raporton KTV.

Meucci, i cili është shprehur se ka ardhur në Kosovë për ta dërguar drejt mbylljes mandatin e EULEX-it, është shprehur se në fillim e ka pasur të vështirë t’i kuptojë akuzat ndaj misionit që po udhëheq.

Por, nëse ka qenë apo jo i suksesshëm eksperimenti i BE-së në Kosovë, kjo do të shihet më pas dhe këtë do ta vlerësojnë historianët.

Gjithashtu Meucci ka potencuar se megjithatë Kosova nuk qëndron keq sa i përket korrupsionit, pasi sipas tij, është e 8-ta në rajon sa i përket kësaj dukure.

Ndërkohë që Ilir Deda ka shprehur frikën e tij se pas përfundimit të mandatit të EULEX-it, BE-ja do ta vendosë këtë mision në një zyrë në Bruksel dhe ajo do ta mbikëqyrë Gjykatën Speciale.

Më Shumë

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit