10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Migrimi, tema e “DokuFest”-it për këtë vit

Në edicionin e tij të katërmbëdhjetë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” do të shqyrtojë temën e migrimit. Një program special i filmave, ekspozitë e fotografisë, një numër i paneleve dhe diskutimeve që reflektojnë temën e Migrimit do të jenë në thelb të programit të pasur të këtij viti.

“Migrimi i njerëzve tani është njëra ndër çështjet më kontraverse dhe urgjente të botës sonë moderne. Përderisa kultura e ndarjes së ‘atyre’ dhe ‘neve’ dita ditës bëhet e rëndësishme në planetin tonë, çështja e migrimit rritet. Për shumë nga ne, migrimi është bërë diçka për t’u përçmuar dhe migrantët njerëz prej të cilëve frikësohemi”, thotë zëdhënësja e festivalit “DokuFest”, Nita Deda.

“Luftërat, uria, varfëria, korrupsioni dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë disa nga arsyet që i shtyjnë individët dhe familjet të marrin rrugën e migrimit, shpesh edhe duke rrezikuar jetët e tyre. Ne jemi dëshmitarë të një lëvizje të paparë të njerëzve, vetëm e vetëm për tu përballur me një ardhmëri të pasigurtë”, thotë Deda.

“DokuFest” mbahet nga data 08-16 gusht në Prizren, Kosovë. Programi i plotë i filmave do të shpallet në web-faqen e festivalit më 18 korrik. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Lajmet e Fundit