13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Ministri Gashi, kandidat për kryetar të PDK-së në Prizren

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS), Kujtim Gashi, do të kandidojë për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren.

Kandidaturën së bashku me platformën politike pritet ta paraqes shumë shpejtë.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ministri Gashi tashmë është përcaktuar që të kandidojë për kryetar të PDK-së në Prizren.

“Ministri ka pasur shumë kërkesa që të kandidojë për kryetar të Degës, prandaj edhe do të jetë në garë”, tregon për “PrizrenPress”, burimi i afërt më Gashitn.

Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Prizren, mbahet me 13 prill.

Deri më tash kandidaturën për këtë post politik e kanë paraqitur ish-kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe Nijazi Kryeziu, i cili aktualisht është këshilltar i kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Komisioni Lokal i Degës së PDK-së në Prizren, ka organizuar dhe ka mbajtur 47 Kuvende zgjedhore në të gjitha nëndegët e PDK-së.

Kryetari i Komisionit zgjedhor Samir Hoxha, në një konferencë për shtyp dje ka thënë se procesi zgjedhor në Degën e PDK-së në Prizren, është shquar një unitet politik në thellimin e demokracisë politike brenda-partiake./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit