7.1 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Ministri Gashi : Kultura dhe trashëgimia jonë kulturore është pasaporta shqiptare, që qarkullon sot në gjithë botën

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në hapjen e festivalit “Hasi Jehon”, ky festival tradicional në jubileun e 30 të tij u organizua nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se “për ne si Ministri e Kulturës ka qenë dhe do të mbetet prioritet përkrahja e të gjitha aktiviteteve kulturore, përmes të cilave ruhet dhe transmetohet trashëgimia jonë kulturore”.

“Festivali “Hasi Jehon”, këtë vit shënon vitin jubilar, dhe kjo është dëshmia më e mirë se si ruhet kultura jonë dhe bartet nga brezi në brez. Para tridhjetë viteve Shoqëria Kulturore “Malësori” kishte marrë iniciativën për ta organizuar këtë festival dhe ka qenë në hapat e parë të jetës së saj kulturore, ndërsa sot është bërë një shoqëri me renome botërore, sepse me programin e saj të pasur kulturo artistik dikur bëri jehonë në Gllogoc , pastaj në Festivalin Botëror në Zagreb, prej nga u ftua edhe në shumë festivale tjera, por që nuk arriti të merr pjesë për ta prezantuar traditën e pasur të Hasit dhe të Kosovës në përgjithësi”, tha ministri Gashi.

Tutje ministri Gashi theksoi se “Ekspertët e fushave duhet të kenë hapësirë më të madhe për t’i dhënë shpirt traditave, e në veçanti veshjeve shumë kolorite, që i kanë sot artistët e shumtë, të cilët mbase në mungesë të njohjeve të duhura mund të bëjnë ndonjë gabim, duke bartur një veshje të rikonstruktuar jashtë traditës, apo edhe ndonjë valle jashtë traditës sonë muzikore. Prandaj ka ardhur koha, që çdo vepër artistike të jetë e punuar nën mbikëqyrjen e ekspertëve e jo ata të injorohen, sepse vetëm nëse bashkëpunojmë në mes veti do të kemi suksese më të mëdha”.

Po ashtu, ministri Gashi uroi të gjithë pjesëmarrësit e këtij festivalit dhe tha se “ju uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve, gjatë tre netëve të festivali, dhe uroj të vlerësohen më meritorët, dhe në mënyrë më të mirë të mundshme t’i ruajnë traditat tona, me të cilat do të na prezantojnë në festivalet ndërkombëtare, dhe nuk do të ju mungojë ndihma e ministrisë, që e drejtoj unë, sepse kultura dhe trashëgimia jonë kulturore është pasaporta shqiptare, që qarkullon sot në gjithë botën edhe pa vizat, që po na i mohon pa të drejtë Bashkimi Evropian”.

Më Shumë

Ryshfet për vota, komisioneri e zbulon vetë manipulimin në Prokurori

Pas përfundimit të aksionit të sotëm për dallavere me vota në Prizren, i cili rezultoi me 109 të arrestuar, Prokuroria Themelore ka zbuluar edhe...

Aksident mes tri automjeteve në Mamushë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mamushë, ku janë përfshirë tri automjete. Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar...

Lajmet e Fundit