14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Ministri Krasniqi ftesë publike institucioneve, të furnizohen me prodhime vendore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, nëpërmjet një ftese publike, ka kërkuar nga institucionet publike dhe shtetërore të vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore.

Në ftesën publike, që ua ka dërguar institucioneve, ministri Krasniqi ka kërkuar që në procedurat e tenderimit ta fusin si kriter prodhimin vendor.

“Konsideroj se institucionet publike të vendit duhet të kenë përgjegjësi morale dhe ligjore që gjatë furnizimeve me prodhime të ndryshme, të cilat prodhohen në vendin tonë, t’u jepet përparësi, me ndonjë kriter të veçantë, në suaza ligjore, gjatë procedurave të organizatave buxhetore”, është thënë në ftesën publike, të cilën ministri Krasniqi ua ka dërguar institucioneve publike të vendit.

Këtë ftesë, ministri Krasniqi e ka bërë pas takimeve të shumta që i ka zhvilluar me përfaqësues të bizneseve, odave ekonomike dhe shoqatave të ndryshme të vendit.

Më Shumë

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit