Ministri Kujtim Gashi: Shqiptarët në Amerikë të bëjnë krenar me sukseset në punën e tyre

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Ai gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takime të shumta me interes të veçantë për zhvillimin e politikave rinore në vendin tonë.

Ai ka takuar drejtorin e përgjithshëm të YMCA-së, në SHBA z. Paul McEntire, me ç’rast janë dakorduar që programet e kësaj organizate për të rinj të shtrihen edhe në Kosovë.

Po ashtu, ministri Gashi sot gjatë ditës ka takuar edhe komunitetin shqiptar në Chicago, të cilët janë shembull i veçantë i angazhimit dhe punës në SHBA por edhe i atdhedashurisë për vendin.

“Sa herë që udhëtoj jashtë Kosovës nuk kthehem pa i takuar vëllezërit tanë kudo që janë e punojnë”, ka thënë Gashi.

“ Ata me të vërtetë të bëjnë krenar me sukseset dhe punën e tyre”.

“ Një takim dhe bashkëbisedim të ngrohtë me bashkatdhetarët tanë të suksesshëm dhe me klubin ‘Street Eagles’ e zhvillova edhe në Çikago të ShBA-ve. Gjithkah nëpër botë shqiptarët po lënë gjurmë të mira në të gjitha fushat: sport, kulturë, biznes“, ka thënë Gashi .

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit