5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese kundër COVID-19.

MSH ka propozuar që masat të lehtësohen për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të masave nëpër komuna me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë.

Në propozimin e MSH-së thuhet se sa u përket masave për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona te infektuar për 100.000 banorë brenda javës):

Ndalohet lëvizja e qytetareve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në, mënyrë te përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësore, të sigurisë, të drejtësisë dhe te ngjashme;

Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç:

Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,

Qytetareve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),

Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionim e zinxhirit te furnizimit,

Kompanive ndërtimore,

Operatoreve që kryejnë pune publike.

Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-21:00.

Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga 05:00-21:00.

Më Shumë

Malisheva nderon Nysret Hotin për kontribut në arsimin shqip në mërgatë

Kryetari i Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëherësh këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit