13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Ministrja Dumoshi caktoi vlerën financiare për poentimin e pikëve për federatat, sportistët e trajnerët

Sipas legjislacionit për sportin dhe financimin e federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot dy vendime që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve.

Në vendimin për përkrahjen e federatave sipas kategorive u është caktuar vlera financiare e poentimit të pikëve për Sportet kolektive dhe individuale. Poentimi për Sportet Kolektive dhe Individuale bëhet në katër grupe, A, B, C dhe D.

Grupi A ndahet në: Federatat të cilat merren me Sporte Kolektive dhe kanë vlerën e pikës në shumë prej 3400 euro, dhe Federatat të cilat merren me Sporte Individuale dhe kanë vlerën e pikës në shumën prej 2000 euro. Për grupin B vlera e pikës është 1600 euro, për grupin C vlera e pikës është 1200 euro dhe për grupin D vlera e pikës është 800 euro.

Ndërkaq, me vendimin Ministrja Dumoshi ka caktuar vlerën financiare të poentimit të pikëve për Sportistët dhe Trajnerët. Vlera e pikës është në shumën prej 150 euro edhe për sportistë edhe për trajnerë.

Për të dyja vendimet Departamenti i Sportit do të jetë i obliguar t’i zbatojë në raport me caktimin e përkrahjes financiare të federatave sportive në Kosovë.

Ministrja Dumoshi tha se vendimet të cilat i nënshkroi sot përpos që janë konform rregulloreve që e përcaktojnë këtë gjë, janë mjete me të cilat do të përkrahen federatat e sportit, sportistët dhe trajnerët në vendin tonë.

“Jam shumë e lumtur që sot nënshkrova vendimet për vlerën e poentimit të pikëve për federatat, sportistët e trajnerët, sepse kjo përcakton edhe nga sa para do të marrin njerëzit e sportit në Republikën e Kosovës. Duke pasur parasysh ditët e vështira nëpër të cilat po kalojmë, kam kërkuar që mjetet t’u barten sa më shpejtë federatave, sidomos tremujori i parë, si dhe sportistëve e trajnerëve”, ka thënë ndër të tjera ministrja. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato. Lajmin e...

Lajmet e Fundit