“Mirëdita, dobar dan” edhe në Prizren

Pasi që skena kulturore dhe artistike kosovare u prezantua në Serbi në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, ky festival do të vazhdojë edhe në Kosovë gjatë javës së Filmit të Bekim Fehmiut.

Aktiviteti java e filmit Bekim Fehmiu, do të organizohet për nder të aktorit shqiptar me famë botërore.

Java e Filmit të Bekim Fehmiut do të organizohet në periudhën 06 – 10 Tetor 2015, në dy qytete Prishtinë dhe Prizren.

Qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu:“Mbledhësit e Puplave”, “Gethi i Gjerë”, “Era”, “Edukimi Special” dhe “Kurthi për Gjeneralin”.

Ngjarja do ta ketë hapjen në kinemanë e ABC në Prishtinë, duke filluar me 6 Tetor.

Miredita-dobar dan festival

Më Shumë

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit