7.4 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

Misioni zhgënjyes

Polici-EulexAsnjë ditë burg për korrupsionin nëpërmjet të cilit i shkaktohej dëm shtetit diku 60 milionë euro, është drejtësia që ka ndarë javën e shkuar një kolegj gjyqësor i dominuar nga gjyqtarë të EULEX-it. Masë burgimi është shqiptuar, por me kusht.

Tetë ish-gjyqtarët dhe dy juristët e dënuar janë shpallur fajtorë në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sepse gjatë viteve 2006-2007 kanë tjetërsuar pronat e ndërmarrjes shoqërore, duke bërë padi të rrejshme dhe duke i vërtetuar ato në gjykatë, shkruan Koha Ditore.

Midis tyre është edhe Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës. Atij i është shqiptuar dënimi më i lartë – 2 vjet burgim me kusht, që nënkupton se shkon në vuajtje vetëm nëse e bën të njëjtën vepër në dy vjetët e ardhshëm.

Nga kjo masë ndëshkimi kanë qeshur gati të gjithë të ulurit në bankën e të akuzuarve, që deri në atë kohë verdiktin e prisnin në tension.

Në raportet më kredibile ndërkombëtare shprehet shqetësimi për shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë. Këtë dukuri kishte në prioritet ta luftonte misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, që ka nisur misionin në fund të 2008-s. Dhe disa herë ishte dhënë premtimi për ndjekjen dhe vënien para drejtësisë të “peshqve të mëdhenj”. Të tillët nuk janë peshkuar deri tash

Më Shumë

Dyshime për manipulim votash në Prizren/ Prokuroria ruan konfidencialitetin e hetimeve

Prokuroria Themelore në Prizren nuk ka bërë të ditur se në çfarë janë hetimet rreth manipulimit të votave të kandidatëve për deputetë në Prizren...

Zjarrfikësit e Suharekës përfitojnë pajisje të reja nga mërgimtarët në Zvicër

Njësia e Zjarrfikësve në Komunën e Suharekës është pajisur me veshmbathje dhe pajisje të reja falë një donacioni të vlefshëm nga bashkatdhetari Albin Morina...

Lajmet e Fundit