Ndërhyrjet politike, pengesë për EULEX-in në luftën kundër korrupsionit

Bodo WeberSuksesi më i madh i Misionit të EULEX-it është në dogana, polici, por më pak në gjyqësor, ka thënë Bodo Weber, analist në Këshillin për Politika të Demokratizimit (Democratization Policy Council).

Por ai në një intervistë për “Kohën Ditore” ka dilema për mënyrën si është bërë transformimi i këtij misioni gjatë kësaj vere. Sipas tij, planifikimi dhe vendimmarrja janë kthyer në një rrëmujë, pasojat e së cilës ai i sheh në një të ardhme të afërt. Kurse sa i përket luftimit të korrupsionit, Weber mendon se bashkë me EULEX-in kanë dështuar edhe institucionet e Kosovës.

Analisti gjerman Weber, njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan, tha se Kosova nuk është më e kërcënuar, si pjesa tjetër e Evropës, nga terrorizmi. Në krahasim me disa vende të Evropës Perëndimore dhe duke pasur parasysh papunësinë e lartë të të rinjve dhe përvojën e luftës e të shoqërisë kosovare, sipas tij, problemi është relativisht i vogël.

Weber ka folur edhe për pasojat e ngërçit institucional, për situatën e brishtë në veri të Kosovës, si dhe për Gjykatën Speciale për krimet e luftës. /Koha ditore/

Previous article
Next article

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Lajmet e Fundit