25.5 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025

Mjegullimi i së vërtetës dhe lufta e drejtë e UÇK-së

Petrit Gashi

Ditëve te fundit, ne prag të ditës se çlirimit sikur janë rizgjuar shume mendimtar, analiste, politikan e historian të politizuar qe tani e 16 vite nuk hodhën një guri mbi historinë e lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të se vërtetës se çka solli një organizim i tillë politiko-ushtarak, dhe sot bëjnë krahasime se çfarë ishte ajo apo sa kishte merita për çlirimin e vendit?

Po të tilla pyetje për UÇK-në ishin ngritur edhe ne ditët e luftës, por fatkeqësisht sot ato ngritën nga shqiptaret dhe bartësit e institucioneve dhe proceseve politike në vend, e me e keqja nga njerëzit që dikur konsideroheshin si organizatoret e luftës çlirimtare. Lufta politike për pushtet, demokratizimi i maskuar i këtyre politikaneve, tendenca për ta paraqitur veten dhe personalitetin me shumë se ç ‘është me te vërtet, ka degraduar dhe ka thyer parimet dhe vlerat për të cilat ishte ngritur njëorganizatë e madhe politiko-ushtarake me përkrahje ndërkombëtare siç ishte UÇK-ja.

Aq me keç, gjykimi i saj i pafaktuar dhe nënjë kohë kur politika globale ka ndryshuar rrënjësisht, sikur e ka mjegulluar një te vërtete të madhe se kush ishte me tëvërtet UÇK-ja dhe kush ishin me të vërtet shqiptaret në fund tëshek. XX dhe fillimit të shekullit të ri? Përgjigje të cilat frikësohen qe të gjithë në skenën politike për ta thëne e aq me keq kanë kapur edhe historianet, kanëlinçuar figura të ndritura dhe meritore, vetëm e vetëm që të mos thuhej e vërteta.
Historia moderne sikur e ka anashkaluar epokën me të ndritshme të popullit shqiptar dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të projektuar nga një komandant vizionar siç ishte Adem Jashari. Madje historia botërore nuk e njeh një rast tëtillë organizimi për çlirim të cilën do gjentembështetjen ndërkombëtare dhe krijimin e një besueshmërie tëndërsjellë.

Tani sikur pa kurrfarë kuptimi ka filluar ofensiva e madhe e debateve se cila ishte dita e çlirimit tëKosovës, dhe kush duhet të ishte meritore për këtë liri që e kemi sot, NATO, UÇK-ja apo edhe krahu i ashtuquajtur paqësor i cili vepronte si një lëvizje politike për Pavarësinë e vendit. Në këtë kontekst është mese e çartë se pa gjakun derdhur për liri, pa sakrifikimin e familjes Jasharaj dhe shumë familjeve të tjera, pa mobilizimin e përgjithshëm për çlirim, pa diplomacinë vendore dhe përkrahjen ndërkombëtare nuk do kishte Liri dhe Pavarësi te vendit.

Prandaj si gjeneratë tëcilën e kemi përjetuar një gjë tëtillë, fëmijëve tanëduhet ti përcjellim tri koncepte themelore të cilën UÇK-ja kishte bartur në faqet me të ndritshme të historisë moderne:

1. E para organizimi i UÇK-së ishte bërë si rezultat i shtypjes se vazhdueshme nga okupatori serb kundër popullatës se pambrojtur tëKosovës, e cila filloj nga një familje legjendare siç ishin Jasharet dhe u shpërnda në tere vendin duke fituar simpatinë e të gjithëve;
2. Se dyti UÇK-ja është e vetmja organizatë çlirimtare në botë që ka fituar simpatinë e njëaleancë me të fortë globale siç ishte NATO-ja duke koordinuar veprimet e veta në të mirë të qytetareve tëKosovës, dhe duke respektuar konventat ndërkombëtare të luftës dhe transformimit në paqe e ne veçanti duke fituar simpatinë e diplomateve dhe burrështetasve me tërëndësishëm të botës;

3. Se treti UÇK-ja dhe lufta çlirimtare ishte si rezultat i pakënaqësisë qytetare me pushtetin e dhunshëm dhe okupator serb e jo si rezultat i disa personave që në emër të këtyre tri shkronjave, sot bëjnë përfitime materiale dhe mbulojnë të bëmat e tyre kriminale, dhe gjithashtu UÇK-ja riktheu vëmendjen ndërkombëtare jo vetëm tek shqiptaret por nënjëBallkan qe tanimë ishte harruar nga fuqitë me të mëdha të botës.

Mjegullimi i një tëvërtete të madhe mbi luftën e drejtë të UÇK-sëështë gabimi me i rend i intelektualeve dhe historianeve shqiptar që për apetite të veta politike e përfituese shkelin mbi gjakun e dëshmoreve, mbi vlerta e ndritura të një epoke historike dhe mbi identitetin me të cilën u shkrua historia e re e Kosovës dhe Ballkanit. Ndërkohë në qarqet ndërkombëtare ende behën studime për organizimin e përsosur të UÇK-së në një luftë të pabarabartë, ne vendin ku ajo u ngrite injorohet nga vetë pjesëmarrësit në të. Prandaj dita e çlirimit është rezultat i veprimeve të koordinuara mes UÇK-së dhe NATO-s në miqësi të përhershme me SHBA-në dhe politiken e saj pro-shqiptare, dhe mund të festohet si tersi me hyrjen e trupave amerikane në Kosovë.

 

Më Shumë

Albin Kurti prezanton sot kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, do të prezantojë sot kandidatin e kësaj force politike për...

Rahoveci forcohet në të gjitha repartet, prezanton tre blerjet e reja

KF Rahoveci ka vazhduar përgatitjet për sezonin 2025/26 me një seri përforcimesh të rëndësishme, duke zyrtarizuar sot transferimet e tre lojtarëve të rinj që...

Lajmet e Fundit