8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Mosmarrëveshje në komunikacion, gjuhet me armë një person në Prizren

Një sulm i armatosur ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen “Jeni Mahallë” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për Telegrafin se bëhet fjalë për një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

“Bëhet fjalë për një mosmarrëveshjeje në komunikacion, ku në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren dy persona janë përleshur, derisa njëri ka shtënë me armë zjarri tek tjetri dhe e ka goditur në këmbë”.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes. Policia është duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes pos njësiteve policore ka dalë edhe ambulanca./Telegrafi/

Më Shumë

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

E trishtë! 12-vjeçares që vdiq në Spitalin e Prizrenit nesër i jepet lamtumira

L. Shala është 12-vjeçarja që vdiq të enjten në Spitalin e Pediatrisë në Prizren. Ngushëllime ka shprehur fshati Mushtisht, prej nga dhe ishte e ndjera,...

Lajmet e Fundit