Mosmarrëveshje në Romajë të Hasit, përdoret edhe arma

Një mosmarrëveshje ka ndodhur në fshatin Romajë të Hasit.

Policia njofton se mosmarrëveshja ka ndodhur në një lokal, ku është përdorur edhe arma.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një lokal i ka drejtuar armën viktimës mashkull kosovar”.

“Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar armën –revole me një karikator me 26 fishekë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë me një karikator dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit