17.1 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Motoja e VV-së: “Tash voto – me Lëvizjen”

vv votoThirrjen për votë, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur ta bëj përmes logos së re të Partisë, “Tash voto – me lëvizjen”, e cila është prezantuar sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për domosdoshmërinë e ndryshimit të situatës, tha se tash është momenti.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka thënë se qytetarët bashkohen në problemet e përbashkëta dhe zgjidhja e këtyre problemeve mund të jetë vetëm e përbashkët.

“Ku ka më mirë se të bëhemi kolektivitet për zgjedhjet që janë paraparë të mbahen më 8 qershor dhe asisoj, ta ndihmojmë, ta mundësojmë dhe ta garantojmë ndryshimin e madh e të domosdoshëm për Republikën e Kosovë, për popullin e Kosovës, me një fitore që do të jehojë në mbarë popullin shqiptar”, potencoi Albin Kurti, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka folur edhe për temat kryesore që ka Alternativa Qeverisëse e Vetëvendosjes.

“Tatimi progresiv është i vetmi tatim i drejtë, sepse do ta ndryshojë Kosovën rrënjësisht dhe nuk do të lejojë që Kosova të jetë një vend i varfër në të cilin ka individë shumë të pasur”, ka vazhduar ai.

Kurti ka folur edhe për r iindustrializimin duke thënë se do të jetë temë qendrore, e cila do të përqendrohet në prodhim që do të sjellë punësim dhe më tutje mirëqenie për të gjithë pa privilegje e pa diskriminim për asnjë qytetar të Kosovës”, ka shtuar Kurti.

Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme, u nënshkruan memorandume bashkëpunimi me Federatën e Sindikatës së Bujqve dhe me Sindikatën e Fabrikës së Amortizatorëve.

Nënshkrimin e memorandumeve e bënë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Federatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri.

Kurti ka nënshkruar memorandum po ashtu edhe me përfaqësuesin e Sindikatës së Pavarur të Fabrikës së Amortizatorëve Enver Morina.

Anëtari i Kryesisë, Visar Ymeri shpjegoi se këto sindikata do të kenë përfaqësuesit e tyre në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ideja është që sindikatat me përkrahjen e sindikalistëve ta dërgojnë një person në listën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kësisoj, ky person të jetë përfaqësues i sindikatës, përfaqësues i atyre punëtorëve që i mbulon sindikata, qoftë në listën e Lëvizjes, qoftë nesër në Kuvendin e Republikës”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq, përfaqësuesit e organizatave të cilët falënderuan Lëvizjen Vetëvendosje për nënshkrimin e këtyre memorandumeve, folën për gjendjen e rëndë të punëtorëve.

“Do të jemi avokatë të punëtorëve, kur e dimë se sa janë të nëpërkëmbur punëtorët dhe sa dëm i ka bërë Kosovës, procesi i privatizimit”, ka thënë përfaqësuesi i punëtorëve të Amortizatorëve, Enver Morina.

Mbledhja i vazhdoi punimet me votimin e kandidatëve dhe miratimin e listës finale të Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Kosovës. /

Më Shumë

Testi i maturës, analistët thonë se duhet të përshtatet me testin PISA

Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet më 21 qershor, ndërsa këtij testimi do t’i nënshtrohen rreth 20 mijë maturantë. Zyrtarë të ...

Gara për titullin e kampionit nis më 4 maj në Prizren

Seria finale e “Play-off”-it të ProCredit Superligës fillon në Prizren me super finalistët Bashkimi dhe Trepça. Epërsia e terrenit i takon prizrenasve që përfunduan garat...

Lajmet e Fundit