16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Lamtumirë PDK

Hydajet HyseniDeputeti Hydajet Hyseni e ka njoftuar partinë e tij përmes një letre se pse ka vendosur të kalojë në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Express e ka siguruar këtë letër dhe po e sjellim atë të plotë. Titulli është i redaksisë.
Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës

Grupit parlamentar të PDK -së

Kryetarit, Hashim Thaci

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, drejtues dhe deputetë të PDK-së

I nderuar Kryetar,

Ju përshëndes dhe Ju njoftoj vendimin tim (besoj të pritur) për të mos qenë më pjesë e anëtarësisë dhe efektivit të PDK.

E ndjej të nevojshme të theksoj se arsyet dhe motivet e këtij vendimi janë kryesisht të natyres parimore dhe në mase të madhe, ato Ju janë të njohura.

Një pjesë të arsyeve të pakënaqesisë së shpërfaqur, me rrjedhat në PDK, në qeverisjen dhe në kursin e saj politik i kam pasë theksuar edhe në letren e dërguar si shpjegim të mospjesëmarrjes sime në punimet e “Konventës” së fundit të PDK-së.

Kam dëshiruar shumë dhe kam pasur një ?je shprese se rrjedhat e mëvonshme në PDK do të sjellin ndryshime pozitive që do t’ i demantonin disa konstatime e parashikime me dozë dyshimi në përspektivën e konsolidimit të PDK -së, si vazhdimësi e trashegimisë më të mirë e më të dëshmuar atdhetare, shoqërore, demokratike e progresiste, morale e humaniste.

Ndjehem keq që kjo, jo vetëm nuk ndodhi, por nuk u bënë as përpjekjet e duhura.

Pa mohuar të arriturat e pamohueshme dhe përpjekjet vijuese konstrutive, sidomos në nivelin bazë të partisë, dhe efektet e atykëtushme pozitive, nuk mund të mohohet dhe as të mbulohet përshtypja se e gjithë politikëbërja e këtyre viteve të fundit ka probleme dhe difekte serioze që në nismë, edhe në motiv, edhe në qasje, edhe në rrjedhë. Anomali serioze dhe procese degraduese shpërfaqen madje edhe lidhur me pro?lin partiak, përfaqësimin shtetëror, ligjin, moralin e madje edhe me identitetin e shenjtë kombëtar…

Mbështetja e fortë në postullatet themeltare, ruajtja dhe forcimi i frymës së unitetit krijues dhe veprues, ruajtja e shpirtit atdhetar, moralit autentik dhe kodit tonë etik si dhe funksionimi demokratik dhe rrespkektimi strikt i parimeve dhe normave ligjore e statutore, sipas modeleve të mirënjohura demokratike, janë premisa të domosdoshme e të paanashkalueshme për konsolidim, politik, shoqëror e institutcional.

Me qasjen dhe prirjet aktuale që ka, nuk besoj se PDK do ruajë vlerat, frymen dhe shpirtin e saj themeltar dhe të vazhdojë të jetë në nivelin e misonit të shpallur historik.

Perkundrazi…

Megjithatë, dëshiroj shumë dhe uroj nga zemra që koha të më demantojë.

E ndodhur para s?dave dhe sprovave të rënda e të rëndësishme jetike e historike, skena politike kosovare si dhe skena shqiptare përgjithësisht, ka nevojë për kompletim, ristrukturim dhe dislokim përplotësues, konceptual dhe funksional te potencialeve krjiuese e vepruese, në përputhje me kërkesat e kohës dhe mbështetur mbi tabanin e trashëgimisë sonë politike e historike. Skuadra sportive që grumbullon gjithë efektivin e saj, (madje edhe lojtarët e saj mengjërashë) vetëm në krahun e djathtë të fushës, (edhe po të mos jetë e kapur, e instrumentalizuar dhe e shantazhuar), ngulftat që në nismë kapacitetet e saj dhe zvogëlon shumë?sh gjasat për lojë dhe rezultat të mirë.

I përcaktuar natyrshëm për një pro?l atdhetar e demokratik progresist, kam vendosur që veprimtarinë time politike ta vazhdoj në Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke qenë mirënjohës dhe falenderues për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e deritashëm (edhe aq sa ishte ,edhe ashtu siç ishte), ritheksoj gatishmërinë time për bashkëpunim e koordinim përplotësues, sa herë e kërkon këtë kauza e lirisë, dhe interesi paravjtës kombëtar e shoqëror.

Me respekt,

Hydajet Hyseni Prishtinë, 14 maj 2014

Më Shumë

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj

  Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi...

Lajmet e Fundit