Mourinho: Nëse e kalojmë këtë raund, mund të fitojmë Champions League

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho thotë se ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon, nëse “djajtë e kuq” arrijnë në tetë-n finales.

United takon Sevilla mesjavën që vjen në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-së elitës së futbollit evropian, raporton KosovaPress.“Në 16 vitet e fundit nuk flas për konkurrentët”, tha Mourinho.

“Unë mendoj se në këtë moment ne jemi vetëm një nga 16-të skuadrat. Raundi tjetër i Ligës së Kampionëve, është ai që unë e konsideroj me të vërtetë vendimtar”.

“Është rundi që kur kaloni 16-të dhe kur jeni në tetë-n, atëherë ju bëheni konkurrent edhe nëse nuk jeni favoritë”, theksoi tekniku portugez.

Më Shumë

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit